Lajme

Ukraina do të marrë edhe më shumë Javelin dhe Stinger nga SHBA-të


Autoritetet amerikane po përgatiten të dërgojnë një tjetër ngarkesë me armë ushtarake në Ukrainë.

Në veçanti, Shtetet e Bashkuara po transferojnë sisteme raketore anti-ajrore “Stinger” dhe sisteme antitank “Javelin”.

Lajmi është bërë i ditur nga shërbimi për shtyp i Pentagon-it.

“Pilotët ushtarakë po përgatisin kuti armësh, duke përfshirë sistemet anti-ajrore Stinger, sistemet antitank Javelin dhe pajisje të tjera të planifikuara për t’u dërguar në Ukrainë në bazën e Forcave Ajrore Dover në prill 2022”, thuhet në deklaratë.

Kreu i Pentagon-it Lloyd Austin, i cili vizitoi Kiev-in, u shpreh se Ukraina mund të fitojë luftën kundër Rusisë.

“Gjithçka që ju nevojitet janë pajisjet dhe mbështetja e duhur”, shtoi zyrtari amerikan.

Më herët, presidenti amerikan Joe Biden i tha homologut të tij ukrainas se Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë 800 milionë dollarë shtesë në ndihmë ushtarake për Ukrainën.

Kjo, duke përfshirë transportuesit e blinduar të personelit, sistemet e artilerisë dhe helikopterët.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore