Teknologji

UiPath, zbulon planet e ofertës publike në New York


Prodhuesi rumuni software-ve për automatizimin e vendit të punës, UiPath, ka zbuluar planet për një ofertë fillestare publike në bursën e New York-ut.

E përditshmja, Financial Times, zbulon se kjo vjen pas dy muajve që kompania mezi ka mundur të mbledhë 750 milionë dollarë në një raund që e vlerësoi atë me 35 miliardë dollarë përfshirë kapitalin e ri.

UiPath përdor vizionin kompjuterik dhe inteligjencën artificiale për të automatizuar proceset rutinë dhe të përsëritura të biznesit nga nxjerrja e të dhënave prej dokumenteve të plotësimit të formularëve.

Lidhur me teknologjinë që kompania përdor, ajo premton “të shtojë dhe fuqizojë” njohuritë e punëtorëve në sektorin e financave, shitjeve, burimeve njerëzore dhe departamenteve ligjore.

“Platforma jonë është krijuar për të eliminuar nevojën e punonjësve për të ekzekutuar detyra manuale me vlerë të ulët. Kjo mundëson që punonjësit të kenë më shumë kohë për t’u përqendruar në një punë strategjike më kuptimplotë”, ka deklaruar kompania.

UiPath ka shtuar se “shoqëria është në një pikë kthese në mënyrën se si organizatat ekzekutojnë punën dhe ne besojmë se aftësia për të përdorur software për të pasuruar përvojën e punonjësve do të nxjerrë vlera të jashtëzakonshme dhe mundësi efikasiteti”.

Për çmimin e synuar apo kapitalin e ngritur të kompanisë, nuk është bërë asgjë e ditur.

Nga ana tjetër, të dhënat kanë treguar se të ardhurat e UiPaith deri në muajin janar të këtij viti janë rritur me 81% në 607.6 milionë dollarë. Ndërsa humbjet neto janë zvogëluar nga 519.9 milionë dollarë në 92.4 milionë dollarë.

UiPath e argumenton këtë me faktin se pandemia e ka përshpejtuar miratimin e automatizimit pasi shumica e kompanive u detyruar të punonin në distancë.

Për sa i përket kompanisë, ai u themelua nga kryetari dhe shefi ekzekutiv i saj, Daniel Dines, i cili ka qenë në vitin 2015 inxhinier i Microsoft-it në Bukuresht.

Në vitin 2017, selia e tij u zhvendos nga Rumania drejt New York-ut dhe aktualisht kompania operon në 30 vende.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore