Oragani më i madh i futbollit në Evropë, UEFA, ka dal në deklaratë zyrtare gjatë ditës së martë, ku pohon se kanë nisur hetimet për finalen e Euro 2020 midis Anglisë dhe Italisë.
Në atë çfarë thuhet nga UEFA, hetimi nuk do të ketë lidhje me lojtarët apo stafet përkatëse të skuadrave, por më së shumti do të preket Federata Angleze e Futbollit.
UEFA do të hetojë disa episode:
– Futja e tifozëve anglezë në fushë
– Fishkëllimat nga tifozët anglezë gjatë ekzektutimit të himnit italian
– Ndezja e flakadanëve dhe mjeteve të tjera tymuese
– Hedhja e objekteve në fushën e lojës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
E ardhmja e Shqipërisë nuk është te njerëzit e përfshirë në korrupsion, thotë Wisner
-
Basha takim me kryesuesen e OSBE-së, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
-
Spiunët e dyshuar rusë të arrestuar në Gjermani – Rast “serioz”, shtohen masat e sigurisë
-
Kosova do të përfaqësohet nga Osmani në seancën e radhës së Këshillit të Sigurimit