Shqipëria

Udhëtonte me rreth 88 mijë euro, Polica e Fierit procedon penalisht 30-vjeçarin


Një 30-vjeçar në Fier është kapur nga Policia pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij tip “Benz”, i janë gjetur rreth 88 mijë euro të padeklaruara.

Konkretisht shtetasi G. R., banues në Vlorë, do të procedohet penalisht për shumën prej 87 mijë e 950 euro, pasi ai nuk kishte dokumentacion që vërtetonte burimin e ligjshëm të tyre.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shuma e parave është përfituar nga aktivitete të kundërligjshme.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e eurove dhe automjeti me të cilin udhëtonte ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore