Udhëtimi pa viza edhe në Spanjë, Kurti: Pasaportës sonë po i rritet vlera, e shtetit dinjiteti
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur vendimin e Spanjës që t’i njohë pasaportat e Kosovës, kjo pas liberalizimit të vizave, duke iu mundësuar kështu qytetarëve të Kosovës lirinë e lëvizjes pa viza edhe në Spanjë – shtet që s’e njeh pavarësinë e Kosovës.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në platformën sociale Instagram, Kurti ka thënë se viti 2024 është vit i fuqizimit të pasaportës së Kosovës.
“Asaj sa vjen e po i shtohet vlera, e shtetit tonë dinjiteti. Nga janari, Spanja u është bashkuar shteteve të Bashkimit Evropian që e njohin pasaportën e Kosovës. Gëzuar!”, ka shkruar kreu i ekzekutivit.
View this post on Instagram
Ishte zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, i cili përmes një postimi në platformën sociale Facebook, bëri të ditur se kosovarët tashmë mund të udhëtojnë pa viza edhe drejt Spanjës, meqë ky shtet ka marr vendim për njohjen e pasaportave të Kosovës.
Sipas Bislimit, ky lajm është kumtuar nga Departamenti për Migrim dhe Çështje të Brendshme të Bashkimit Evropian.
Kur Kosova fitoi të drejtën e lëvizjes së lirë pa viza në zonën Schengen të BE-së, një gjë e tillë nuk u bë e vlefshme edhe për shtetin e Spanjës, meqë Madridi zyrtar refuzonte ta njihte pasaportën e Kosovës.
Megjithatë, një kusht i tillë nuk vlen më.
“Lajmet e mira vazhdojnë. Për qytetarët tanë dhe shtetin. DG Home ka njoftuar se tashmë edhe Spanja i njeh pasaportat e Republikës së Kosovës. Pra mund të udhëtojmë pa viza dhe drejt këtij shteti”.
“Ndërsa me 1 janar nisi lëvizja pa viza, Spanja është destinacion që i shtohet vendeve të zonës Shengen ku mund të udhëtojmë përmes liberalizimit, e ku pengesë më herët ishte mosnjohja e pasaportës sonë”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Britania dërgon 300 trupa për stërvitje të përbashkët me KFOR-in në Kosovë
-
Molliqaj: Nëse pushtetit i del papunësia 4%, 96% të mbetura janë manipulim
-
Papunësia në Gjermani 3.4 për qind, në Kosovën e LVV-së vetëm 4 për qind: Një diferencë e vogël – një propagandë e madhe
-
A do të thirret para drejtësisë Besnik Bislimi për shkelje të “sovranitetit” dhe “integritetit territorial” të Kosovës?
Lajmet kryesore
-
Feudalizmi i Futbollit: 12 Klube që Flasin Me Zë, Por Pa Mend dhe pa menduar
-
Qeveria miraton indeksimin e pensioneve, përfitojnë rreth 800 mijë pensionistë
-
Një komision ‘ursulacentrik’ me Francën dhe Spanjën si satelitë
-
A do të thirret para drejtësisë Besnik Bislimi për shkelje të “sovranitetit” dhe “integritetit territorial” të Kosovës?