Sport

UCL: Egnatia kërkon hakmarrje ndaj Borac Banja Luka


Skuadra kampione e Shqipërisë, Egnatia, do të presë këtë të mërkurë në mbrëmje, duke filluar nga ora 21:00, rivalët e raundit të parë kualifikues në UEFA Champions League (UCL) 2024-25 Borac Banja Luka. Takimi i parë përfundoi me fitoren 1-0 të ekipit nga Bosnje dhe Hercegovina.

Rrogozhinasit do të përballen me ekipin e Borac në “Elbasan Arena”. Sfida mbetet ende e hapur pas fitores minimale të rivalëve të Egnatias në takimin e një jave më parë.

Çfarë ndodhi në takimin e parë

Borac është një klub që përfaqëson serbët në Bosnje dhe me tifozë shumë nacionalistë.

Ajo që premtoi të ishte një ndeshje konfliktuale nuk u shpëtua nga rrëmuja: flamujt që kërkonin Kosovën, thirrjet raciste, polemika dhe një pushim i tensionuar 10-minutësh.

Egnatia tentoi të braktisë ndeshjen pas shthurjes së zakonshme të serbëve në tribuna, por pas një vonese dhe negoicimi prej 10 mintuash takimi rifilloi.

Në fushën e blertë, Borac fitoi 1-0 me një gol në kohën shtesë, e cila zgjati deri në 14 minuta. Egnatia ishte me një më pak nga minuta e 58-të dhe përfundoi me 9 lojtarë.

Në total, Egnatia përfundoi me gjashtë kartona të verdhë dhe dy të kuq.

Thirrjet kundër Kosovës, Egnatia tenton të braktisë ndeshjen e Champions League

Skuadrat e tjera shqiptare në Kupat e Evropës

Struga do të jetë skuadra tjetër shqiptare e cila do të luajë në raundin e parë kualifikues të Champions League këtë të mërkurë.

Kampionët e Maqedonisë së Veriut do të presin Slovan Bratisllavën duke filluar nga ora 17:00.

Në takimin e parë, Struga u mund 4-2, në një ndeshje në të cilën ishte në disavantazh 2-0 para se të barazonte 2-2, por në fund do të pësonte edhe dy gola të tjerë.

Dy skuadra të tjera shqiptare, Ballkani, kampioni i Kosovës, dhe Deçiqi, kampioni i Malit të Zi, u eliminuan nga Champions League pasi dështuan të fitojnë ndeshjet përkatëse.

Ballkani, i cili ishte eliminimi surprizë nga raundi i parë i Champions-it, u mund nga skuadra modeste nga Andorra UE Coloma pas gjuajtjeve të penalltive.

Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja kishte fituar takimin e parë në transferte 2-1, por u mund në shtëpi po 2-1 dhe në fund ndeshja shkoi me penallti, ku miqtë triumfuan 6-5.

Deçiqi, i cili kishte humbur 3-0 në takimin e parë ndaj The New Saints, barazoi 1-1 takimin e djeshëm dhe si pasojë u eliminua nga Champions League.

Tani, Ballkani dhe Deçiqi do të luajnë në raundin e dytë kualifikues të Conference League. Aty ku do të fillojë aventurën e saj edhe Drita.

Në Conference League luajnë edhe ekipet e tjera shqiptare Partizani (1-1 vs Marsaxlokk), (1-1 vs Tiranaorpedo Kutaisi), Vllaznia (2-2 vs Valur), Shkëndija (0-2 vs Noah) dhe Malisheva (1-0 vs Buducnost).

Në Europa League luan vetëm një ekip shqiptar, Llapi, i cili përballet me Wisla Krakovën të enjten. Në takimin e parë u mund 2-0.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore