Lajme

Uber gjobitet me 290 milionë euro për transferimin e të dhënave personale


Uber është goditur me një gjobë prej 290 milionë eurosh për transferimin e të dhënave personale të shoferëve evropianë në serverët amerikanë në kundërshtim me rregullat e BE-së, tha rregullatori holandez për mbrojtjen e të dhënave.

Autoriteti Holandez për Mbrojtjen e të Dhënave (DPA) tha se transferimet ishin një “shkelje serioze” e Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave të BE-së (GDPR), pasi ato nuk arritën të mbronin siç duhet informacionin e shoferit.

Sipas mbikëqyrësit, informacioni duke përfshirë dokumentet e identitetit, licencat e taksive dhe të dhënat e vendndodhjes u transferuan në selinë e kompanisë në SHBA gjatë një periudhe dyvjeçare.

Uber tha se do të apelonte gjobën, të cilën e quajti “të pajustifikuar”.

“Procesi i transferimit të të dhënave ndërkufitare të Uber ishte në përputhje me GDPR gjatë një periudhe 3-vjeçare të pasigurisë së madhe midis BE-së dhe SHBA-ve”, tha një zëdhënës i Uber.

“Ky vendim me të meta dhe gjobë e jashtëzakonshme janë krejtësisht të pajustifikuara”, thuhet në deklaratë.

Ndërsa transferimet e të dhënave në SHBA lejohen sipas ligjit të BE-së, ka pasiguri të konsiderueshme rreth asaj se kur mund të ndodhë pa pasur nevojë për autorizim të mëtejshëm.

Sipas rregullave të GDPR, një biznes që përpunon të dhëna në disa vende të BE-së duhet të merret me autoritetin e mbrojtjes së të dhënave ku ndodhet zyra e tij kryesore.

Selia evropiane e Uber është në Holandë.

Kjo është gjoba e tretë e DPA-së kundër Uber-it pas gjobave prej 600 mijë euro në vitin 2018 dhe 10 milionë euro vitin e kaluar.

BE-ja ka nxjerrë një sërë rregullash për firmat e mëdha të teknologjisë dhe ka vendosur gjoba të mëdha për shkeljet në vitet e fundit.

Vitin e kaluar, rregullatorët irlandezë gjobiten TikTok me 345 milionë euro për shkeljen e privatësisë së fëmijëve sipas rregullave të GDPR.

Marrë nga “BBC”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore