Shqipëria

U gjet pa ndjenja, ndërron jetë në Spitalin e Rrogozhinës i dënuari


Ka ndërruar jetë këtë 26 gusht në Spitalin e Rrogozhinës shtetasi i dënuar Erlad Helshani.

Ai u gjet pa ndjenja nga bashkëvuajtësit e tij, ndërsa po lahej në dush.

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të mjekut të institucionit, i cili e shoqëroi drejt spitalit, Helshani ndërroi jetë në orën 09:15 në Spitalin e Rrogozhinës.

Helshani trajtohej për hipertension dhe nivele të larta të yndyrave në gjak gjatë qëndrimit në IEVP Rrogozhinë.

Ai ishte i dënuar me 4 vite e 8 muaj heqje lirie për prodhim të lëndëve narkotike.

Sakaq, ngjarja po hetohet dhe janë ndjekur të gjitha procedurat e nevojshme.

Janë njoftuar menjëherë Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje (SHKBSB), Komisariati i Policisë Rrogozhinë, Prokuroria dhe familjarët e të ndjerit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore