Lajme

Turqia zgjat paraburgimin e çiftit izraelit, që fotografoi pallatin presidencial


Çifti izraelit i arrestuar

Izraelitët Natalie dhe Mordi Oknin u arrestuan pasi bënë një fotografi të Pallatit Dolmabahçe ndërsa lundronin në një traget në Turqi. Kjo pasi pallati dikur përdorej si rezidencë presidenciale.

Sipas agjencisё mediatike izraelite “Haaretz”, njё gjykatë turke vendosi tё premten qё tё zgjas paraburgimin e çiftit izraelit, tё cilёt do tё qёndrojnё aty deri nё fillimin e gjyqit tё tyre.

Të martën, Natalie dhe Mordi Oknin, të dy banorë të Modi’in rreth të 40-tave, u arrestuan nёn akuzёn e spiunazhit.

Ministri i Jashtëm Yair Lapid, zyrtari i parë izraelit që trajtoi këtë çështje, tha të premten në mbrëmje se ishte në kontakt me familjen e çiftit, duke pёrjashtuar mundёsinё se ata kishin punuar pёr njё agjenci izraelite.

Avokati i çiftit, Nir Yaslovitzh, duke folur pёr transmetuesin publik izraelit “Kan”, tha se vendimi për të zgjatur paraburgimin e çifteve “ishte shqetësues”.

Pallatin Presidencial në Ankara, Turqi

“Nëse një shtetas rus do të kishte bërë një foto të pallatit, nuk mendoj se Turqia do ta kishte arrestuar atë. Autoritet as nuk e lajmёruan Konsullin Izraelit për incidentin”, tha ai.

Pallati Dolmabahçe shërbeu si rezidencë e presidentit deri në vitin 1923. Sot është muze, por kohët e fundit u dha një urdhër për të mos fotografuar vendin.

Ministria e Jashtme izraelite tha të enjten se, ishte në kontakt si me autoritetet turke ashtu edhe me familjen e çiftit.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar dhe motra e Natalie Oknin.

Ajo deklaroi pёr njё media vendase se, atë ditë motra e saj e kishte dërguar fotografinë në grupin e bisedës së familjes në WhatsApp, duke shkruar: “Shiko shtëpinë e Erdoganit, shiko sa e bukur është”.

Dy izraelitët e arrestuar punojnë si shofer autobusi në Izrael dhe kanë një djalë së bashku, përveç katër fëmijëve nga martesat e mëparshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore