Lajme

Turqia: Platformë për frenimin e dezinformimit në internet


Drejtoria e Komunikimit e Turqisë ka përgatitur një platformë për të kontrolluar faktet me qëllim luftën ndaj lajmeve të rreme në mediat sociale.

Autoriteti i komunikimit do të zbulojë saktësinë e lajmeve dhe informacionit të përhapur në mediat sociale përmes platformës. Do të jetë në dispozicion për IOS dhe Android.

Drejtori i Komunikimit, Fahrettin Altun, tha në Twitter se platforma është krijuar për të përmbushur nevojën për të mësuar nëse lajmet dhe informacionet e përhapura në mediat sociale janë të vërteta.

Altun u shpreh se pltaforma është duke u testuar.

“Kjo platformë, e cila do të vihet në shërbim shumë, shumë shpejt, do të jetë një nga mjetet tona të fuqishme në luftën për të vërtetën”.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore