Kulturë

Turqi/ Ndalohet përdorimi i hajmalive


Autoriteti fetar në Turqi, e ka shpallur përdorimin e hajmalive për të larguar “syrin e keq” të ndaluar në Islam.

Hajmalitë e qelqit në formën syrit në Turqi janë shumë të përhapura. Njerëzit besojnë në aftësitë e tyre për të larguar qëllimet keqdashëse ose xheloze.

Njoftimi i perdorimit të hajmalive si të ndaluara, u publikua në një dekret ligjor te autoritetit fetar.

“Në fenë tonë, qëndrimet, sjelljet dhe besimet që i atribuojnë ndikimin përfundimtar çdo gjëje tjetër përveç Allahut janë të ndaluara. Për këtë arsye, nuk është e lejueshme të mbash amuleta për syrin e keq dhe gjëra të ngjashme rreth qafës ose kudo”, është shkruar në dekretin e propozuar.

Besimi në fuqinë e “syrit të keq” për të shkaktuar dëm daton që nga kohërat antike dhe është i përhapur në të gjithë Mesdheun dhe në një pjesë të Azisë.

Megjithëse shpesh quhet “syri i keq”, amuleti okular është në të vërtetë objekti që ka për qëllim të shmang syrin e  keq.

Këto hajmali u jepen foshnjave të porsalindura dhe gjithashtu vishen si stoli. Ato zakonisht zbukurojnë shtëpi, vende pune, makina dhe autobusë.

Rrjeti televiziv Al Jazera, publikoi deklaratat e qytetarëve turkë. Shumica prej tyre nuk ishin dakord me këtë vendim .

“Unë jam një shitës dhe jetoj me fitimet që marr prej tyre”, thotë njëri prej qytetarëve./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore