Lajme

Tuneli në kryqëzimin tek komuna, projekti i Ramës “për Prishtinën e së ardhmes”


“Transformimi i Prishtinës po vazhdon” ka shkruar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në hyrje të lajmit se është në procedurë të prokurimit tuneli në rrugën “Agmi Ramadani”.

Pritet që problematikës së trafikut të ngarkuar në qendrën e qytetit, por edhe ndërlidhja e shesheve qendrore të qytetit me pjesën e qytetit të vjetër, u jepet zgjidhje përmes ndërtimit të këtij tuneli.

Pas analizave disamujore të kryera nga Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit dhe planeve konkrete të diskutuara deri në detaje, sipas Ramës, nisja e ndërtimit të tunelit që do ta transformonte qytetin është shumë afër.

“Në këtë mënyrë po krijojmë më shumë hapsira për këmbësorë e gjelbrim, ajër më të pastër e jetë më të shëndetshme për qytetarët”, ka shkruar kryetari Rama, në llogarinë e tij në Facebook.

Pas mbikalimit në lagjen Arbëria, projektit për çerdhe-kopshte në lagjet Mati 1 dhe Kolovicë, Masterplanit për Fshatin Olimpik, si dhe projektit për bulevardin qendror të qytetit, tuneli në lagjen “Agim Ramadani” është projekti i radhës i rëndësishëm për një qytet modern.

May be an image of cable car, road and street

May be an image of 1 person, car, tram, road and text

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore