Lajme

‘Treshja’ e mekanikës kuantike fiton Nobelin për fizikën


Java e Çmimeve Nobel vazhdon edhe sot. Në mëngjesin e ditës së martë Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave dhe Instituti Karolinska çmimi i lakmuar për fizikën për vitin 2022 sapo iu dha Alain Aspect, John F. Clauser dhe Anton Zellinger, përkatësisht francezë, amerikanë dhe austriakë, për punën e tyre në mekanikën kuantike.

“Kërkimet e tyre hapin derën e një bote të re,” thanë anëtarët e Akademisë, ndërsa motivimi përmend “eksperimentet me thurjen e fotoneve që vërtetojnë shkeljen e teoremës së Bell-it të pabarazive dhe i hapin rrugën shkencës së “informacionit kuantik”.

Të tre studiuesit kishin ndarë tashmë në vitin 2010 çmimin prestigjioz Wolf për Fizikën që iu dha “për kontributin e tyre themelor teorik dhe eksperimental në themelet e fizikës kuantike”.

Pas shpalljes së djeshme, ku çmimi Nobel për Mjekësi dhe Fiziologji iu dha Svante Pääbo, dhe i sotmi për fizikën, nesër do të jetë radha e çmimit prestigjioz për kiminë, të enjten për letërsinë, të premten për paqen dhe së fundi, të hënën e ardhshme për ekonominë.

Vitin e kaluar ishin Syukuro Manabe, Klauss Hasselmann dhe italiani Giorgio Parisi që fituan çmimin Nobel në fizikë.

Gjysma e çmimit iu dha së bashku dy studiuesve të parë për “modelimin e klimës së tokës, për llogaritjen dhe parashikimin e besueshëm të ngrohjes globale”.

Gjysma tjetër shkoi te Giorgio Parisi për kërkimin e tij, kontributet themelore në teorinë e sistemeve komplekse. Në veçanti “për zbulimin e ndërveprimit midis çrregullimit dhe luhatjeve në sistemet fizike nga shkalla atomike në planetare”, kështu u shpreh Akademia.

Në listën e sfiduesve për Nobel, femrat akoma nuk janë të pranishme

Në listën e ditëve të fundit ka dalë eksperti kuantik Immanuel Bloch, specialisti i mikrofluidizmit Stephen Quake, John B. Pendry, i cili është bërë i famshëm për mantelin e tij të padukshmërisë, të bërë nga materiale që “përkulin” dritën për t’i bërë objektet të padukshme, Sajeev John dhe Eli Yablonovitch, të cilët në 1987 zbuluan kristale fotonike të aftë për të kontrolluar dhe manipuluar rrjedhën e dritës, dhe Takashi Taniguchi dhe Kenji Watanabe, të cilët u bënë të famshëm për kërkimet e tyre mbi kristalet gjashtëkëndore të nitridit të borit.

Kështu që femrat nuk janë ende shumë të pranishme. Vetëm katër, që nga viti 1901, kanë marrë çmimin e lakmuar për Fizikë: Marie Curie (1903), Maria Goeppert Mayer (1963), Donna Strickland (2018) dhe Andrea Ghez (2020).

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore