Stil

Trendi i tatuazheve me “unaza olimpike” të atletëve pjesëmarrës në Tokio


Përderisa, “Lojërat Olimpike të Tokios” për vitin 2020 janë duke u zhvilluar, atletët nga e gjithë bota po e tregojnë krenarinë e tyre përmes tatuazheve të tyre, plot prej të cilave me kuptime të ndërlidhura pikërisht me këtë garë.

Arsyeja se pse atletët kanë vendosur këto tatuazhe në formë unazash olimpike mund të jetë edhe shenjë e orëve të gjata të punës kolosale që ata zhvillojnë në sportin përkatës, shkruan PopSugar.

Pesë unazat e ndërlidhura, të cilat përshkruhen në ngjyrat blu, të zezë, të kuqe, të verdhë dhe jeshile, janë të ngjyrosura nëpër atletë në stile të ndryshme.

Disa nga atletët kanë vendosur të bëjnë tatuazhe vetëm me ngjyrë të zezë, ndërsa ka edhe nga ata që portretizojnë ngjyrat me nuanca dhe forma klasike.

Kjo është një dukuri që i ka përcjellë plot atletë pjesëmarrës të “Lojërave Olimpike” ndër vite.

Olimpistët e “Tokios 2020” kanë bërë tatuazhet e tyre qysh moti për të përfaqësuar fitoren e tyre të fundit në “Lojërat Olimpike Verore Rio 2016”, dhe për më tepër, një numër i madh i tyre po vihen re më shumë se në çdo edicion të kaluar të këtyre garave.

Tatuazhi i gjimnastes amerikane, Simone Biles.Kjo përfshin gjimnasten e “Team USA”, Simone Biles, e cila bëri tatuazhin e saj të parë në 2017 pasi dominoi lojërat Olimpike të Rios ose boksierin, Abdelhaq Nadir, i cili një të tillë e ka në krahun e tij të majtë.

Tatuazhi i boksierit marokien, Abdelhaq Nadir.

Dhe jo vetëm, Albanian Post, ju sjell disa nga atletët pjesëmarrës në “Lojërat Olimpike Tokio 2020” bashkë me shtetet që përfaqësojnë, të cilët përmbajnë tatuazhe me simbol të këtij kompeticioni.

Joana Heidirich – Suedi.

 

Marios Georgio – Qipro.

 

Shallon Olsen – Kanada.

 

Adam Peaty – Britania e Madhe.

 

Vanessa Ferrari – Italia.

 

Joseph Schooling – Singapor.

 

Anton McKee – Islandë.

 

Jennifer Abel – Kanada.

 

Christoph Fildebrand – Gjermani.

 

Bradley Tandy – Afrika Jugore.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore