Kultura

Trekëndëshi Oprah, Meghan dhe Harry: triumf apo dështim?


“Sussex-ët të fundit në vargun e të famshëm që përpiqen të rindërtojnë imazhin e tyre duke biseduar me mbretëreshën e “chatshow” e Oprah Winfrey”, shkruan në një artikull The Guardian.

Më 7 mars, në një special 90 minutësh, do të transmetohet intervista më intime dhe e gjerë e Meghan dhe Harry në televizionin amerikan CBS.

“Nëse kemi mësuar një gjë në lidhje me Sussex-ët, Harry dhe Meghan, është se ata bëjnë gati të kundërtën e mbretërve të tjerë”, thotë artkulli.

“Nuk ka dyshim Oprah do t’i ofrojë Meghan një intervistë më të lehtë ”, thotë Jonny Dymond, korrespodent mbretëror për BBC News.

Ndërkohë, pjesa më e madhe e programit do të jetë një bisedë midis Oprah Winfrey dhe Meghan, teksa Harry pritet të bashkohet vetëm për një segment përmbyllës, për të treguar planet e së ardhmes.

“Është e dukshme arsyeja përse po ndodh duke marrë parasysh afërsinë në rritje midis dy grave, të cilat u takuan për here të parë në mars të vitit 2018 kur Winfrey ishte e ftuar në pallatin Kensington dhe dy muaj më vonë po ashtu në dasmën e çiftit mbretëror”, thotë Dymond.

“Arsyeja pse kishte ftuar dikë në dasëm që e kishte takuar vetëm një herë mbetet kuriozitet. Ndoshta me të vërtetë kanë kaluar mire. Tashmë  povjen një përfitimin i ndërsjellë: Oprah është një platformë e shkëlqyeshme për Meghan dhe Meghan është një përfitim fantastik për Oprah”, shton Dymond.

Për Kitty Kelley, një autor amerikan i cili publikoi një biografi të diskutueshme të paautorizuar të Winfrey në 2010, dhe gjithashtu ka shkruar gjerësisht për familjen mbretërore, miqësia ka kuptim.

“Të dy kanë shumë gjëra të përbashkëta: ata e dinë se çfarë duhet për një grua me ngjyrë për të shkëlqyer në një shoqëri raciste. Kanë karizëm të pamasë dhe dine si të mahnisin mediat. Të dyja kanë patur marrëdhënia problematike me baballarët e tyre”, thotë Kelley.

Një term i ri i ri i quajur “Oprahfication”, flet për një formë të terapisë përmes së cilës rrëfimi publik bëhet hapi i parë në rrugën e pranimit.

Në vitin 2013 çiklisti Lance Armstrong foli tek Oprah rreth përdorimit të drogën doping, eksperiencë në të cilën pashmangshmërisht i “derdhi” të gjitha. Dhe që më pas e quajti një gomarllëk.

“Nuk ka asnjë dyshim se Winfrey mund të bëhet e ashpër”, thotë Kelley. “Por shkëmbimi midis Winfrey dhe Sussexes nuk do të jetë më shumë se një “zgarë” e lehtë”

Çfarë do presim nga kjo ngjarje?

Pas konfirmimit të fundit se Harry dhe Meghan nuk do të kthehen në Mbretërinë e Bashkuar si mbretër me kohë të plotë, duket qartë trishtimi dhe hidhërimi i të dy palëve. Harry thuhet të jetë veçanërisht i zhgënjyer që heq dorë nga komandat e tij të nderuara ushtarake, ndërsa të enjten ai i tha James Corden në “Late Late Show” se marrëdhënia e tij me shtypin britanik ishte “toksike” dhe se “po shkatërronte shëndetin tim mendor”.

Shqetësimet e Meghan mendohet të lidhen më shumë me mungesën e mbështetjes pas martesës dhe tensioneve me oborrtarë dhe mbretër të vjetër.

Kjo duke marrë parasysh dhe botimin “Finding Freedom”, një libër i shkruar nga reporterët mbretëror Omid Scobie dhe Carolyn Durand, i cili tregon se si si një mbret i vjetër i referohet Meghan si “showgirl-i i Harry-t”.

Edhe pse Sussexes-ët nuk bashkëpunuan drejtpërdrejt me autorët, thuhet që Meghan lejoi të paktën një shoqe të fliste në emër të saj.

Pavarësisht krisjeve me çiftin tjetër mbretëror Kate dhe William dhe skandaleve të tjera që qarkullojnë, Dymond shprehet i bindur se intervista nuk do të trondisë kurorën në themelet e saj.

“Më shumë gjasa, në një jehonë të asaj që ndodhi dhe me Sarah Ferguson, Dukeshën e Yorkut intervista do të jetë pjesë e një bashkëpunimi të vazhdueshëm midis Meghan dhe Winfrey”.

Ata tashmë po bashkëpunojnë në një program mbi shëndetin mendor për Apple TV, dhe Sussex-ët duket qartë se duan të ndërtojnë një portofol mediatik.

“Përfitimet e ndërsjella janë të qarta”, thotë gjithashtu Kelley.

”Vlerësime të mëdha në të gjithë botën për Oprah dhe simpatinë globale për mbretërit e shkishëruar, të cilët dëshironin të mbanin parakushtet e tyre mbretërore në Amerikë … kemi një fitore përreth”

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore