Shqipëria

Tregu global si prapa-efekt i pandemisë


Një grua duke punuar në ambjentet e një fasonerie në Tiranë, Shqipëri

Në tremujorin e parë 2021, shkalla e punësimit për grup-moshën 15-64 vjeç ishte 59 për qind.

Kjo, sipas të dhënave të INSTAT-it të publikuar nga Anketa e Forcës së Punës për periudhën janar-mars.

Krahasuar me të njëjtën periudhë tё vitit të mëparshëm, vihet re njё rënie, duke shёnuar kështu dhe nivelin mё tё lartё tё dekadёs, nё njё shifёr prej 61.6%.

Efekti i pandemisё

Pёr Albanian Post, eksperti i punёsimit, Erjon Muça, shpjegon se subjektet dhe kompanitë private, nё periudhёn e pandemisё sё COVID-19, reduktuan numrin e punonjësve. Kjo, pasi u vu re një tendencё tkurrjeje dhe tёrheqjeje e tregut pёr punonjës shtesё.

“Nё periudha pasigurie”, thotë ai, “vihet re njё tendencё e kompanive pёr tё amortizuar kostot. Nё kёtё mёnyrё, ato mbingarkojnë punonjësit e mbetur me më shumë detyra dhe përgjegjësi për të siguruar mbarëvajtjen e punëve”.

Po ashtu, shprehet eksperti, pandemia e orientoi grup-moshën e tё rinjve drejt tregjeve globale, ku ata mund tё punonin nga shtёpia.

“Punë të tilla ёshtё vёshtirё tё evidentohen nga statistikat, me qëllim që të përfshihen në to dhe reflektojnë në rezultatin e përgjithshëm të punësimit dhe papunësisë”.

Tё rinjtё kёrkojnё mё shumё

“Njё arsye lidhet me hapjen e tregut pas pandemisë dhe lirinë e emigrimit, pёr tё rifituar nё njё kohё mё tё shkurtёr tё ardhura mё tё larta”, shpjegon Muça.

Sipas tij, ёshtё vёnё re një tendencë e shtuar e kalimit nga puna formale në atë informale brenda vendit nga profesionistë, biznese apo të vetëpunësuar, si një proces apo rrugë për të kompensuar humbjet e pandemisë.

Arsyeja tjetër lidhet me pritshmëritë e punonjësve dhe mosplotësimin e tyre nga ofertat për punë në treg.

Ata preferojnë të mbeten në kërkim të punës së duhur, duke u klasifikuar si të papunë të përkohshëm.

“Në këtë kategori më së shumti bëjnë pjesë të rinjtë. Pandemia e ka orientuar këtë grup-moshë të aksesojë tregje globale, për të punuar nga shtëpia. Punë të tilla nuk evidentohen dot nga statistikat, me qëllim që të përfshihen në to dhe reflektojnë në rezultatin e përgjithshëm të punësimit dhe papunësisë”, thotё Muça.

Në vijim, eksperti shpjegon se, sa i përket kërkesës për punë, vihet re një tendencë uljeje. Kjo, vjen edhe nga ajo çka kërkon punëkërkuesi, që interesohet për punë cilësore dhe me qëndrueshmëri.

“Shumica kanё pretendime minimale objektive për natyrën e punës, të cilën do të ushtrojnë. Si rrjedhojë kërkojnё më pak të kryejnё punë, nën apo jashtë kualifikimit dhe profilit që kanё, duke ndikuar edhe në tendencën në ulje të kërkesës për punë në treg”.

Kushtet e punës

Plotësimi apo respektimi i të drejtave dhe kushteve të punës kanë rol të rëndësishëm në kërkesë-ofertën.

“Ato rregullojnë dhe ndërtojnë standardet e funksionimit të tregut ose i zhbëjnë, duke lënë vazhdimisht njerëz, të cilët nuk e gjejnë dot veten në një punë dhe punëdhënës e kompani që janë gjithmonë në kërkim të punonjësve”.

Punёdhёnёsit nuk janë të ndërgjegjshëm se mund të kenë së brendshmi probleme që kanë nevojë për zgjidhje të menjëhershme organizative, drejtuese dhe menaxheriale për të plotësuar standardet e duhura për veten dhe punonjësit.

Rritje e ofertës për punë elementare 

Sipas ekspertit tё punёsimit, nё Shqipёri vihet re njё rёnie e ndjeshme e punёve qё kёrkojnё minimumin e kualifikimit, ndёrsa oferta pёr punё “elementare” pa kualifikim ёshtё rritur.

Megjithatё, përmbyll ai, automatizimi, informatizimi dhe robotizimi i njё pjese tё kompanive private sjell dhe njё largim nё masё tё punonjёsve vit pas viti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore