Lajme

Tre të vdekur dhe 260 të infektuar me COVID-19 në Kosovë


Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, ka raportuar tre të vdekur nga COVID-19 dhe 260 persona të infektuar.

Numri i të infektuarve vjen nga tre mijë e 104 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas IKSHP-së në 24 orët e fundit janë shëruar 190 pacientë, duke e çuar në 58 mijë e 359 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Me më së shumti raste pozitive mbetet komuna e Prishtinës, gjithsejtë 109 të infektuar derisa në komunat tjera numri i të infektuarve është më i vogël.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 1 rast (61vjeç), Gjakovë 1 rast (84 vjeç), Prizren 1 rast (68 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 66 mijë e 640 ku 6 mijë e 706 mbesin raste aktive.

Ndërsa një ditë më parë ka humbur jetën edhe një person nga Coronavirusi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore