Kosova

Tre të vdekur dhe 158 raste me COVID-19 në Kosovë


Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, ka raportuar tre të vdekur nga COVID-19 dhe 158 persona të infektuar.

Numri i të infektuarve vjen nga dy mijë e 193 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas IKSHP-së në 24 orët e fundit janë shëruar 346 pacientë, duke e çuar në 96 mijë e 668 raste, numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Me më së shumti raste pozitive mbetet komuna e Prishtinës, me gjithsejtë 22 persona të infektuar derisa në komunat tjera numri i të infektuarve është më i vogël.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 3 raste (79, 78, 76 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 106 mijë e 022 kurse numri i rasteve aktive është shtatë mijë e 156.

Ndërsa një ditë më parë kanë humbur jetën edhe katër persona nga Coronavirusi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore