Shqipëria

Tre marrëveshje bilaterale ndërmjet Ministrive të Brendshme, Kosovë-Shqipëri


Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla në fjalën e tij në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive Shqipëri-Kosovë, bëri me dije se ndërmjet dy ministrive do të nënshkruhen tre marrëveshje bilaterale në aspektet ekonomike, politike, sociale.

Ai u shpreh se kjo ministri e ka pasur prioritet zhvillimin dhe bashkëpunimin ndërshtetëror.

“Do të lehtësohen rregullat e trafikut kufitar, do të lehtësohet lëvizja e brezit kufitar. Në 1913 u ndanë familje, zona kulturore. Banorët do kenë mundësi me leje kalimi të veçantë të përcaktuar deri në 30 kilometër në secilën anë”.

Ai tha gjithashtu se nxënësit do të kenë qasje më të lehtë.

“Do hapen pika kufitare përkohshme. Do zhvillohet ekonomia, turizmi, do krijohet perspektivë midis komunave. E dyta është pika kufitare Krushevë-Shishtavec. Nga Pika C në B, me kapacitet të plotë pune. Pika e përbashkët do punojë 24/7”.

E fundit, sipas tij është “marrëveshja për lehtësime procedurave për marrjen e leje qëndrimeve, heqjen e barrierave burokratike”.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla

“Mund të rrinë deri në 5 vite për bashkim familjar, për arsim, kërkime shkencore, arsye humanitare, viktimat e trafikimit me njerëz. Punës dhe punëtorit të sistemuar. Mbesim të përkushtuar”.

Nga ana tjetër, Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bledi Çuçi, tha se me lejet e qëndrimit, është bërë një kapërcim shumë me rëndësi, për të lehtësuar lejet, për të jetuar në të dy anët të kufirit të shqiptarisë.

“Çdo shtetas nga dy vendet, mjafton të plotësojë një formular dhe të deklarojë adresën, dhe ai merr lejen 5-vjeçare e padiskutim lejen e përhershme të qëndrimit, pa bërë aplikim tjetër. Ajo unifikohet me lejen e punës. Ky ka qenë kalvar që shtetasit tanë e kanë hedhur në kurriz. Vetëm me këtë leje qëndrimi, është e mjaftueshme për çdo shtetas, për të punuar në të dy vendet. Një leje e vetme. Ky është një lehtësim shumë i madh dhe do ta lehtësojë qarkullimin e kapitalit njerëzor dhe tregun e përbashkët”, tha ministri.

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bledi Çuçi

Ai ravijëzoi se, pika kufitare Shistavec-Krushev, do të bëhet e aksesueshme për të gjithë.

“Do të krijojë një arterie të rëndësishme për lëvizjen e njerëzve apo mallrave. Përfitimi do të jetë i drejtpërdrejtë nga pikëpamja ekonomike, kulturore apo përfitimeve”.

Marrëveshja e tretë, sipas Çuçit  lidhet me lejet që do të marrin banorët e zonave për të lëvizur lirshëm jo vetëm në pikat kufitare.

“Do të krijohet një zonë lëvizje 30 kilometra nga çdo kufi, ku do të përfitohen shërbime të njëjta, si të jenë shtetas të asaj zone. Do të jenë 300 mijë shtetas përfitues. Asnjë dokument nuk do të nevijotet nga ana e këtyre shtetasve për të punuar, mësuar apo zhvilluar çdo aktivitet nga ana tjetër”.

“Me kërkesë nga dy kryeministrat”, bëri me dije minsitri “janë marrë masat për lehtësimin e qarkullimit të pushuesve nga Kosova për sezonin e verës”.

“Qarkulllimi do të bëhet pa ndalim. Pika do vëzhgohet nga kamerat, në mënyrë automatike, pa pasur nevojë të ndalohet fare në kufi. Monitorim automatik dhe nuk do të presim sezonin e verës për ta vënë në zbatim. Kjo do të shmangë fluksin. As për 28-29 nëntor, nuk do të ketë kontrolle në pikat kufitare”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore