Stil

Tre fustane të Princeshës Diana shiten në ankand mbi 1 milion dollarë


Tre nga fustanet e Princeshës Diana u shitën në ankand fundjavën që lamë pas, për rreth 1.62 milionë dollarë në total.

Rrobat e veshura nga ish-Princesha e Uellsit para vdekjes së saj të parakohshme në moshën 36-vjeçe pas një aksidenti me makinë në Paris në vitin 1997 ishin ndër 1400 artikujt e dalë në ankand në “Julien’s Auctions” dhe Turner Classic Movies Presents “Legends: Hollywood and Royalty”, e cila ishte mbajtur nga e mërkura deri të premten në Beverly Hills.

Tre artikujt e shitur ishin një fustan i kuq mëndafshi Bruce Oldfield dhe dy dizajne nga Catherine Walker: një fustan i zi prej kadifeje dhe mëndafshi të bardhë pa rrip dhe një bust i zi me faull dhe një fund po ashtu prej mëndafshi.

E veshur nga Princesha Diana në premierën e filmit “Hot Shots!” me aktorin Charlie Sheen në nëntor të vitit 1991, fustani Bruce Oldfield me mëngë të shkurtra u shit për 571 mijë e 500 dollarë, derisa fillimisht u vlerësua për 200 mijë sosh, shkruan DailyMail, transmeton AlbanianPost.

Dizajni i Catherine Walker me ngjyrë të zezë dhe të gjelbër të mbyllur, u ofertua fillimisht me një çmim minimal blerjeje prej 100 mijë dollarësh.

I njëjti fustan, të cilin Diana e kishte veshur në një darkë gala në hotelin “Royal York” në Toronto të Kanadasë, në vitin 1991 – u ble për 571 mijë e 500 dollarë.

Gazeta raportoi gjithashtu se fustani bardh e zi i Catherine Walker që Diana veshi në një ngjarje private u shit për më shumë se tetë herë shitja e vlerësuar prej 60 mijë dollarësh – 508 mijë dollarë.

“Shitja jonë rekord e këtyre fustaneve tejkaloi të gjitha pritjet”, tha Martin Nolan, themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i “Julien’s Auctions”.

Sipas botimit, Ellen Petho – një biznesmene nga Michigan, e cila “drejtoi një biznes të suksesshëm dizajni” për një dekadë përpara se të vdiste në moshën 82-vjeçe në janar të vitit 2023 – fillimisht i bleu fustanet, së bashku me dy të tjerë të veshur nga Diana në një ankand të mbajtur në shtëpinë e ankandeve “Christie” në Nju Jork në qershor të vitit 1997 me paratë që ajo kurseu për të blerë një shtëpi.

Burri i Ellen, Louis Petho, 83 vjeç, i shiti fustanet në ankand “për të ndihmuar në mbledhjen e parave për një fond bursash për studentët e pjekur të artit dhe dizajnit”.

Vajza e Ellen, Karrie Petho, 60 vjeçe, i zbuloi mediave vendimin e nënës së saj për t’i treguar publikut fustanet për arsye bamirësie para vdekjes së saj:

“Nëna jonë lexoi mbishkrimin brenda katalogut të ankandit, rreth Princit William që i thoshte nënës së tij se fustanet nuk duhet të lihen në dollapin e saj; se ata duhet të jenë jashtë në botë dhe të bëjnë mirë. Mendoj se kjo është ajo që e frymëzoi atë”, tha Petho.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore