Sport

Transformimi i Raheem Sterling nën menaxhimin e Guardiola-s


Raheem Sterling është një ndër futbollistët më të mirë anglez në botë.

26 vjeçari ka dhjetë sezone si futbollist profesionist tashmë, nga të cilat katër i ka shpenzuar te Liverpool dhe gjashtë te Manchester City.

Në 423 ndeshje në karrierë, Raheem ka 142 gola dhe 119 asiste.

Shumica nga to kanë ardhur nën menaxhimin e Guardiola-s, i cili e ka shndërruar anglezin në një ndër futbollistët më të mirë në botë.

Spanjolli është trajner i Sterling qysh nga sezoni 2016/17.

Sterling përballë Liverpool-it, shënoi golin numër 100 nën menaxhimin e Pep-it.

Statistikat e Sterling në çdo sezon nën Guardiola-n janë:

2016/17: Dhjetë gola, 20 asistime në 45 ndeshje

2017/18: 18 gola, 16 asistime në 46 ndeshje

2018/19: 25 gola, 19 asisitime në 51 ndeshje

2019/20: 31 gola, dhjetë asistime në 52 ndeshje

2020/21: 11 gola, nëntë asistime në 29 ndeshje deri më tani

100 gola, 74 asistime në 225 ndeshje nën menaxhimin e Guardiola-s.

Pep e ka shndërruar Sterling-in një makineri të golave dhe asistimeve, dhe po ashtu në një ndër lojtarët më të mirë në botë.

Pas shumë të tjereve dhe Sterling-ut, duket se tjetri futbollist që po i drejtohet majave të futbollit me Guardiola-n , është i riu Phil Foden.

Vërtetë një mjeshtër në këtë profesion.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore