Film

Transformers rikthehet në ekranin e madh


Pas gjashtë vjetësh nga instalimi i fundit dhe nën drejtimin e një regjisori të ri, saga e famshme fantastiko-shkencore e Transformers, do të rikthehet në ekranin e madh në qershor 2023, ku ashtu siç paraqitet në trailerin e parë zyrtar të filmit, ngjarjet janë të vendosura në vitet 1990 dhe në të ka edhe…kafshë?

Po, nuk do të jenë thjesht robotët që kthehen në automjete, ata të cilët do të zënë vend në këto ngjarje, por edhe robotot që kthehen në kafshë.

Një gorilla masiv, është ai i cili njofton që në fillim të trailerit heroin e autoboteve, Optimus Prime, për një rrezik të radhës, që i kanoset Tokës.

I titulluar “Rise of the Beasts”, instalimi i ri nga studio e njohur e kinemasë amerikane, “Paramount”, do të jetë me regji nga Steven Caple Jr. dhe do të shohë aktorë dublonte tepër të njohur, si ylli i Game of Thrones, Peter Dinklage, Pete Davidson, Ron Perlman, Peter Cullen dhe John DiMaggio.

Anthony Ramos dhe Dominique Fishback nga ana tjetër, do të jenë aktorët të cilët do të portretizojnë personazhet e Noah dhe Elena, të cilët do të jenë partnerët njerëzorë të autoboteve.

Sërish, mbetet një mister i madh narrativa mbi të cilën ngjarjet do të ndërtohen.

Por, dashamirësit e historive të panumërta të Transformers, e kanë pritur me padurim rikthimin e tyre në ekranin e madh, duke qenë se prej vitesh nuk shohin një film të adaptuar nga librat.

Pavarësisht se edhe në të shkuarën, cilësia e filmave është kritikuar shpesh herë, arkëtimet në SHBA dhe gjithë botën, kanë treguar se Transformers e kanë pëlqyeshmërinë nga një publik shumë i gjerë, i cili pret t’i shijojë sërish.

Mbi të gjitha, me një Bumblebee, i cili është sërish i pranishëm në tregim…

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore