Sport

Transferimet që u vlerësuan më së shumti në këtë sezon në Premier Leauge


Njëra nga ligat më të forta të futbollit në botë, Premier Liga angleze, afroi disa futbollistë mjaftë cilësor në këtë sezon i cili tashmë është drejt fundit.

Nga Cristiano Ronaldo, Jack Grealish si transferimi më i shtrenjtë në elitën e futbollit anglez, e deri te transferimi më interesant në historinë e futbollit, Christian Eriksen, janë të radhitur më poshtë.

“WhoScored” ka bërë një renditje për sa i përket vlerësimeve mesatare, për aq ndeshje sa kanë luajtur futbollistët që u transferuan në këtë sezon në Premier Leauge.

Renditja bëhet nga numri 10:

10. Hassane Kamara, Watford

Hassane Kamara u transferua më 4 janar nga skuadra franceze, Nice.

Pavarësisht se ekipi i tij, Watford është shumë larg pritshmërive në këtë sezon, të cilët me shumë gjasë do të bien nga Premier Liga, Kamara ka zhvilluar ndeshje shumë të mira në këtë gjysmësezon.

Mbrojtësi anësor ka zhvilluar në total 16 ndeshje në Premier Leauge, nga të cilët është vlerësuar me notën 7.02.

9. Bruno Guimaraes, Newcastle

Skuadra e Newcastle united kaloi në duart e pronarëve miliarderë në fillim të këtij viti, andaj një prej transferimeve të para të vlefshme, ishte futbollisti brazilian, Bruno Guimaraes.

Ai i kushtoi arkave të klubit anglez plot 41 milionë euro, të cilët e transferuan nga skuadra franceze, Lyon më 30 janar.

Mesfushori 24 vjeçar ka zhvilluar në total 14 ndeshje me skuadrën e Newcastle, prej të cilave ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar një asistim.

Ai ka qenë një pikë kyçe në sukseset e skuadrës së tij, i cili mesatarisht është vlerësuar me notën 7.06.

8. Philippe Coutinho, Aston Villa

Futbollisti që shpenzoi Barcelona 140 milionë euro për transferimin e tij, u huazua në janar te Aston Villa.

Ai iu bashkua skuadrës së Steven Gerrard si një transferim me shumë bujë dhe arriti që të ketë suksese që në ndeshjet e para me ekipin anglez.

Që nga 7 janari, Coutinho ka zhvilluar 14 ndeshje me Villa-n, prej të cilave ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar tre asistime.

Vlerësimi mesatar i tij është 7.08.

7. Rodrigo Bentancur, Tottenham

Bentancur u transferua në ditën e fundit të afatit kalimtar nga skuadra e Juventus-it. Tottenham shpenzoi për të shumën e 19 milionë eurove.

Që nga transferimi i tij në Londër, argjentinasi ka qenë një pikë kyçe në formacionin e trajnerit Atnonio Conte.

24 vjeçari ka zhvilluar në total 13 ndeshje në Premier League, prej të cilave u vlerësua mesatarisht me notën 7.10.

6. Jack Grealish, Manchester City

Jack Grealish mban rekordin për transferimin më të shtrenjtë në Premier Ligën angleze.

Ai i kushtori Manchester City-t 118 milionë euro, të cilët shpenzuan tek Aston Villa për ta blerë futbollistin anglez në muajin gusht të vitit të kaluar.

Në total, Grealish ka zhvilluar 35 ndeshje me skuadrën e Manchester-it në të gjitha garat, prej të cilave ka kontribuar me pesë gola dhe tre asistime.

Megjithatë ai ka qenë një faktor i rëndësishëm në formacionin e trajnerit Pep Guardiola, i cili është vlerësuar me notën mesatare 7.13.

5. Conor Gallagher, Crystal Palace

Gallagher u huazua nga skuadra e të rinjve të Chelsea-t te Crystal Palace në fillim të këtij edicioni.

Që nga transferimi i tij Crystal Palace, 22 vjeçari ka pasur vazhdimisht paraqitje të mira.

Ai deri më tani ka shkëlqyer me fanellën e Crystal Palace, i cili në 30 ndeshje në Premier Leauge, ka shënuar tetë gola dhe ka dhuruar tre asistime, duke u vlerësuar mesatarisht me notën 7.13.

4. Cristiano Ronaldo, Manchester United

Pesë herë fituesi i Topit të Artë u transferua me shumë bujë te skuadra e Manchester United nga Juventus-i.

Anglezët shpenzuan 15 milionë euro për ta rikthyer Ronaldo-n në “Old Traford” pas 12 vjetësh.

Edhe pse në moshë 37 vjeçare, portugezi po vazhdon të tregojë klasin e tij, i cili në 36 ndeshje në Premier Ligë dhe Ligë të Kampionëve, ka shënuar 24 gola dhe ka dhuruar tre asistime.

18 prej këtyre golave, Ronaldo i ka shënuar në Angli, i cili është vlerësuar me notën 7.16.

3. Dejan Kulusevski, Tottenham

Vendin e tretë në këtë klasifikim e mban përsëri një futbollist i Tottenham-it, që përsëri u transferua nga italianët e Juventus-it.

Fjala është për Dejan Kulusevski-n, i cili u transferua me formulën e huazimit me detyrim blerje.

Ai vërtet shkëlqeu nën urdhrat e trajnerit Antonio Conte, i cili në 14 ndeshje në Premier Leauge, shënoi tre gola dhe dhuroi tetë asistime (më së shumti asistime për vitin 2022).

Futbollisti suedez u vlerësua mesatarisht me notën 7.19.

2. Christian Eriksen, Brentford

Christian Eriksen ishte një nga transferimet më interesante në historinë e afateve kalimtare të futbollistëve.

Pas arrestit kardiak që pësoi në Kampionatin Evropian, Eriksen thuajse e braktisi futbollin, pasi e kishte të ndaluar të luante në Itali me skuadrën e tij, Inter-in, pasi që ligji në Itali ndalonte futbollistët që kanë probleme me zemër të luajnë aty.

Ai u transferua me shumë bujë te skuadra e Brentford-it, të cilët ia besuan një vend “futbollistët tashmë të harruar”.

Kjo pasi që Eriksen kishte një periudhë prej më shumë se gjashtë muajsh pa luajtur ose pa u stërvitur me ndonjë klub.

Megjithatë 30 vjeçari ia shpërbleu më së miri besimin me paraqitjet e tij. Eriksen kishte tetë paraqitje me skuadrën angleze në këtë edicion, prej të cilave Brentford ka fituar pesë prej tyre, ku danezi ishte më meritori.

Ai ka shënuar një gol dhe ka dhuruar dy asistime në këto ndeshje, nga të cilat mesatarisht u vlerësua me notën 7.33.

1. Luis Diaz, Liverpool

Luis Diaz mban vendin e parë në këtë klasifikim. Paraqitjet e futbollistit kolumbian me fanellën e Porto-s, e sidomos në ndeshjet e Ligës së Kampionëve që portugezët u përballen me Liverpool-in, bënë që anglezët ta transferojë 25 vjeçarin.

Liverpool shpenzoi 45 milionë euro për ta transferuar sulmuesin anësor nga Porto, i cili u bashku me ekipin anglez më 30 janar të këtij viti.

Me të zbarkuar në Liverpool, Diaz nuk ishte në formacionin titullar të trajnerit Jurgen Klopp, megjithatë me ata pak minuta sa kishte në dispozicion, ai bënte paraqitje të mrekullueshme.

Në 10 paraqitje në total në Premier League (jo të gjitha si titullar), Diaz ka shënuar tre gola dhe ka dhururar dy asistime.

Ai gjithashtu kontribuoi me dy gola dhe një asistim në dy ndeshje të Ligës së Kampionëve.

Nga ky klasifikim në Premier Leauge, Diaz ka marrë vlerësimin më të lartë, me një notë prej 7.41.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore