Shëndet

Trajtimi i bajameve të infektuara


Tonsiliti është inflamacion i bajameve apo i grykëve. Simptomat e tonsilitit përfshijnë bajamet e fryra, dhimbjen e fytit, vështirësi në gëlltitje dhe inflamacion të nyjeve limfatike në anët e qafës.

Trajtimi i duhur për bajamet varet nga shkaku dhe  është e rëndësishme që të merret një diagnozë e shpejtë dhe e saktë.

Tonsiliti prek fëmijët ndërmjet moshave parashkollore dhe mes viteve të adoleshencës.

Tonsiliti shkaktohet zakonisht nga viruse të zakonshme, por mund të shkaktohet edhe nga infeksione bakteriale.

Bakteri më i zakonshëm që shkakton tonsilit është Streptocoçus pyogenes (grupi A streptocoçus).

Bajamet janë linja e parë e mbrojtjes së sistemit imunitar kundër baktereve dhe viruseve që hyjnë në gojën tuaj. Ky funksion mund t’i bëjë bajamet vulnerabël ndaj infeksionit dhe inflamacionit.

Bakteret që shkaktojnë bajamet virale dhe bakteriale janë ngjitëse. Prandaj, parandalimi më i mirë është të praktikohet një higjenën e mire./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore