Sport

Trajneri i Feyenoord-it refuzon Tottenham-in


Arne Slot thotë se dëshiron të qëndrojë si trajner i Feyenoord-it, duke e përjashtuar veten nga konkurrenca për postin e menaxherit te skuadra e Tottenham.

Holandezi 44-vjeçar ishte lidhur shumë me një lëvizje te Spurs pas shkarkimit të Antonio Contes në muajin mars.

Slot, i cili udhëhoqi Feyenoord-in drejt titullit kampion në Holandë, zhvilloi bisedime me klubin me bazë në Roterdam të mërkurën për një zgjatje të mundshme të kontratës së tij.

“Kam dëgjuar shumë thashetheme rreth interesimeve të disa klubeve për mua”, tha Slot.

“Edhe pse jam mirënjohës, dëshira ime është të qëndroj në Feyenoord dhe të vazhdoj të punoj në atë që krijuam vitin e kaluar”, shtoi ai.

“Nuk ka dhe nuk ka pasur biseda transferimi dhe takimi i djeshëm ishte ekskluzivisht për një zgjatje. Të gjitha bisedimet me klubin kanë qenë gjithmonë vetëm në atë kuptim. Mezi presim sezonin e ardhshëm me Feyenoord”.

Pas shkarkimit të Conte-s, Cristian Stellini, u emërua trajner i përkohshëm i Spurs, por u shkarkua pas katër ndeshjeve.

Ryan Mason mori detyrën si shef i përkohshëm për një periudhë të dytë, pasi kishte mbajtur më parë rolin për një kohë të shkurtër në fund të sezonit 2020/21.

Ish-trajneri i Bayern Munichu-t, Julian Nagelsmann, gjithashtu ishte i lidhur më parë me një kalim te Tottenham-i, por ata nuk patën bisedime me gjermanin.

Ata iu afruan menaxherit të Brighton-it, Roberto de Zerbi-t, sipas gazetarit Guillem Balague dhe ishin të lidhur me menaxherin e Burnley, Vincent Kompany, përpara se ai të nënshkruante një marrëveshje të re me fituesit e Championship.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore