Lajme

Tragjedia e Texas-it: Historia e atleteve jeshile të 10-vjeçares, tërheq vëmendjen e Shtëpisë së Bardhë


©: Susan Walsh/AP

Një palë atlete “Converse” jeshile, vizatime dhe fotografi personale janë vetëm disa nga objektet e mbetura të viktimave të të shtënave në një shkollë fillore në Uvalde, Texas.

Aktori dhe shtetasi i Uvalde-s, Matthew McConaughey dhe gruaja e tij, Camila Alves McConaughey, diskutuan disa nga këto çështje gjatë një konference shtypi të martën në Shtëpinë e Bardhë.

Matthew McConaughey ishte në Washington, DC, për t’u bërë thirrje ligjvënësve që të adresojnë kontrollin e armëve dhe të ndajnë detajet e 21 viktimave që vdiqën në të shtënat.

Një nga ato viktima ishte 10-vjeçarja Maite Rodriguez – një adhuruese e kafshëve dhe ambientaliste. Ajo ëndërronte të bëhej një biologe detare.

Ajo shpesh vishte një palë atletete “Converse” jeshile (ngjyra e saj e preferuar) me një zemër të vizatuar në shënues mbi gishtat e djathtë.

Në shenjë solidariteti dhe në kujtim të 10-vjeçares Camila Alves McConaughey mbajti një palë “Converse” jeshile gjatë konferencës për shtyp të bashkëshortit të saj.

Është e paqartë nëse atletet jeshile ishin të njëjtat që kishte veshur Maite apo nëse ishin këpucë të ngjashme të së njëjtës markë dhe stil.

Ana Rodriguez, nëna e Maite, ka ndarë në median sociale Facebook se ëndrra e vajzës së saj ishte të merrte pjesë në Texas “A&M University-Corpus Christi” për të studiuar biologjinë detare.

Shkolla ka krijuar që atëherë një bursë në kujtim të Maite që do t’i shkojë një studenti nga Uvalde që ndjek një diplomë në biologji detare.

Nëna e saj shkroi në një homazh për vajzën e saj, “Ajo ishte e ëmbël, karizmatike, e dashur, e kujdesshme, besnike, e lirë, ambicioze, e qeshur dhe më e mira nga të gjitha. Shoqja ime më e mirë!”

Matthew McConaughey dhe gruaja e tij udhëtuan për në Uvalde menjëherë pasi dëgjuan fjalën për sulmin në shkollën fillore Robb më 24 maj. Ata kaluan një javë në qytet duke u takuar me familjet e 21 viktimave të qëlluara për vdekje.

Ndërsa ishte atje, ai mësoi për hobi dhe ëndrrat e fëmijëve që u vranë.

Ai foli me familjen e Alithia Ramirez, gjithashtu 10-vjeçare, e cila pëlqente të vizatonte dhe të pikturonte.

Ëndrra e saj ishte të shkonte në shkollën e artit në Paris dhe një ditë të ndante artin e saj me botën. Ai mbajti një autoportret që vajza kishte krijuar, ku ajo vizatonte ndërsa një mik i cili u godit dhe u vra nga një makinë vitin e kaluar e shikonte nga qielli.

Familja McConaughey foli gjithashtu me kozmetologë të specializuar në grimin mortor, të cilët merreshin me trupat e nxënësve dhe mësuesve në Uvalde.

Fakti që Maite u identifikua kryesisht nga atletet e saj dhe studentët e tjerë nga testet e ADN-së, është për shkak të dhunës absolutisht të shkaktuar nga pushka e stilit AR-15 e përdorur në të shtënat masive.

McConaughey tha: “Ata kishin nevojë për restaurim të gjerë. Pse? Për shkak të plagëve jashtëzakonisht të mëdha në dalje të një pushke AR-15. Shumica e trupave të gjymtuar aq shumë sa që vetëm testet e ADN-së dhe “Converse” jeshile mund t’i identifikonin ato”.

Siç thuhet në raportet e mëparshme, pushka AR-15 ishte një armë e krijuar për luftë dhe për të shkaktuar dëme maksimale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore