Lajme

Toka do të ketë përkohësisht një “hënë të dytë”


Duke filluar nga java e ardhshme, Tokës do t’i bashkohet një hënë e dytë, sipas astronomëve.

Nga 29 shtatori deri më 25 nëntor, ata kanë llogaritur që një asteroid i mbiquajtur “mini-hënë” – do të vërvitet rreth Tokës.

“2024 PT5” do të çlirohet më pas përfundimisht nga orbita gravitacionale e planetit.

Mini-hëna do të jetë jashtëzakonisht e vështirë për t’u parë nga Toka, por prania e saj do të jetë gjithsesi afër Hënës.

Asteroidi, i cili u zbulua më 7 gusht nga NASA, e ka origjinën nga brezi i asteroidëve Arjuna, aty ku ka të ngjarë të kthehet sapo të largohet nga orbita e Tokës.

“Toka mund të kapë rregullisht asteroidë nga popullsia e objektit pranë Tokës (NEO) dhe t’i tërheqë ata në orbitë, duke i bërë ato mini-hëna”, shkruajtën studiuesit Carlos de la Fuente dhe Raúl de la Fuente në kërkimin e tyre të botuar.

Sipas NASA-s, një Objekt Pranë Tokës është çdo trup, asteroid ose ndryshe, që “shtyhet” nga tërheqja gravitacionale e planetëve të afërt që i shtyn ata në fqinjësinë e Tokës.

NASA ka programin e saj që punon për të gjurmuar vendndodhjet dhe orbitat e 28 mijë asteroidëve, me faqe të dhënash, duke përfshirë parametrat e tyre orbitalë dhe një përmbledhje të afërt.

Marrë dhe përshtatur nga “Time Magazine” për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore