Përballje

Tjetër hap fals për Dortmund-in, Bayern shkëputet përsëri


Ndeshjet e Bundesligës ishin interesante dhe befasuese.

Dueli mes Bayern Munich dhe Mainz përfundoi me fitoren e bavarezëve me rezultat 2:1.

Ndeshja ishte plotësisht e dominuar nga Bayern, por ata gjetën fitoren me vështirësi.

Mainz shënuan të parët në minutën e 22-të me anë të Karim Onisiwo.

Pjesa e parë përfundoi pa gola për bavarezët, por gjithçka ndryshoi në pjesën e dytë.

Në minutën e 53-të Kingsley Coman shënoi për të barazuar rezultatin në 1:1.

Pas shumë përpjekjeve, në minutën e 74-të, Jamal Musiala gjeti me vështirësi golin e fitores për bavarezët.

Bayern radhiten në pozitën e parë me 37 pikë, ndërsa Mainz janë në vendin e tetë me 21 pikë.

Në anën tjetër, rivalët e Bayern, Borussia Dortmund, kanë dëshpëruar fansat e tyre duke barazuar përballë Bocuhm me rezultat 1:1.

Dortmund dominuan plotësisht ndeshjen duke pasur 24 mundësi shënimi, të cilat nuk i shfrytëzuan siç duhet.

Të parët shënuan Bochum nga pika e bardhë e penalltisë me anë të Sebastian Polter në minutën e 40-të.

Në fillimin e pjesës së dytë, Marius Wolf shënoi për ta barazuar rezultatin, por goli u anulua nga VAR për një pozitë jashtë loje.

Pas përpjekjeve të shumta gjatë gjithë ndeshjes, goli i barazimit erdhi në minutën e 85-të me Julian Brandt.

Deri më tani, Dortmund janë në vendin e dytë me 31 pikë dhe Bochum në pozitën e 10-të me 20 pikë.

Ndeshjet e tjera të luajtura në Bundesligë përfunduan me këto rezultate:

Freiburg – Hoffenheim 1:2

Hertha Berlin – Arminia Bielefeld 2:0

RB Leipzig – Borussia Monchengladbach 4:1

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore