Sport

Tjetër barazim në Superiore, Skënderbeu dhe Vllaznia ndahen në paqe


Është rikthyer barazimi në ndeshjet e Abissnet Superiores. Kësaj radhe sfida që ka përfunduar në barazim është ajo mes Skënderbeut vendas dhe Vllaznisë.

Ndeshja u luajt për llogari të javës së katërt të Superiores. Takimi përfundoi me rrjeta të paprekura.

Edhe pse një ndeshje ku u kërkua goli nga të dy ekipet, në fund rrjetat ishin të paprekura. Për të dy skuadrat ky ishte barazimi i tretë në katër ndeshje.

Vllaznia pas katër javëve të para numëron gjashtë pikë të grumbulluara. Korçarët kanë tri pikë.

Superiorja do të vijojë të dielën me sfidat: Tirana – Laçi dhe Kukësi – Teuta.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore