Shqipëria

Tiranë, përfshihet nga flakët një garazh


Policia e Shtetit njofton se në rrugën “Fadil Deliu” në zonën e Freskut në Tiranë është përfshirë nga flakët garazhi një pallati. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në orën 07:30.

Shërbimet e zjarrfikëses dhe shërbimet e Policisë po bëjnë të mundur evakuimin e banorëve si dhe neutralizimin e zjarrit.

Ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe është duke punuar për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore