Vende

Tirana, ndër destinacionet e preferuara të italianëve këtë gusht


Në Itali, ky vit ka shfaqur një preferencë në rritje për gjithë muajt e verës. Megjithatë, gushti mbetet muaji i pushimeve të vërteta.

Për javët që do të vijnë, ndër destinacionet më të dëshiruara nga italianët është Catania, e ndjekur nga Tirana dhe Palermo e lakmuar.

Catania, në veçanti, është zgjedhja e parë për udhëtarët që vijnë nga Piemonte. Kurse Tirana është në krye të preferencave të rezervimit për ata që largohen nga shtatë rajone italiane, Emilia Romagna, Liguria, Marche, Puglia, Toscana, Umbria dhe Veneto.

Palermo, qyteti tjetër sicilian në krye të përzgjedhjeve, është një destinacion pushimi për ata që nisen nga Lazio, Lombardia dhe Marche.

Mes këtyre destinacioneve të parapëlqyera për pushimet në javët që po vijnë është edhe Olbia. Atje pushojnë para së gjithash udhëtarët që nisen nga Veneto.

Por ku shkojnë italianët që nisen nga ishujt e mrekullueshëm Siçilia dhe Sardenja në gusht?

Ata zgjedhin mbi të gjitha qytetet historike të artit, një trend që i bashkon me udhëtarët e huaj.

Nga Sardenja nisen mbi të gjitha për në Milano, Romë dhe Napoli. Nga Siçilia tre destinacionet e para janë Roma, Malta dhe Milano.

Thuajse gjysma e tyre, 46 për qind e italianëve që pushojnë në gusht, udhëtojnë për një periudhë nga shtatë deri në 13 ditë, 18 për qind bëjnë një pushim pesë ose gjashtë ditor.

Ndërsa 11 për qind e tyre shkëputen për një periudhë më të gjatë, nga 14 në 20 ditë.

Sakaq, vizitorët nga jashtë për muajin gusht janë kryesisht francezë (22%), të ndjekur nga gjermanët (18%) dhe në fund spanjollët (18%).

Çka reflekton pjesëmarrjen e ardhur nga Evropa, që gjatë gjithë sezonit veror ka favorizuar qytetet e artit në krahasim me destinacionet e tjera.

Po ashtu, në javët në vijim, pritet që katër nga dhjetë turistë të huaj të qëndrojnë në Itali në javët në vijim për një periudhë nga shtatë deri në 13 ditë.

Kurse vetëm pesë për qind do të vizitojnë vendin e bukur me një qëndrim shumë të shkurtër prej dy ditësh.

Marrë nga “Ansa.it”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore