Shqipëria

Tirana mirëpret sot Konferencën e Ambasadorëve “Tirana Diplo 2024”


Tirana do të mirëpresë sot në një ngjarje treditore, Konferencën e Ambasadorëve “Tirana Diplo 2024”, e cila do të mbahet nga 26-28 gusht.

Ngjarja e madhe diplomatike do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve dhe pritet që përtej ambasadorëve dhe krerëve të posteve konsullore, të ketë edhe të ftuar të veçantë nga vendi, rajoni dhe bota, përfshi liderë e krerë shteti evropianë.

Në bazë të një publikimi zyrtar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, mësohet se Konferenca e Ambasadorëve është një takim i rëndësishëm i Shërbimit të Jashtëm shqiptar, i cili do të ofrojë një mundësi për të paraqitur prioritetet që do të orientojnë punën e misioneve diplomatike dhe posteve konsullore të Shqipërisë në botë.

Konferenca treditore do të nisë nesër në ora 09:30, të hënën e 26 gushtit, ku do të marrë pjesë Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.

Ceremonia e hapjes dhe paneli “Rrugëtimi dhe dinamikat e procesit të integrimit në BE”, do të zhvillohet me pjesëmarrjen e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, si edhe Tanja Fajon, Zëvendëskryeministre dhe ministre për Punët e Jashtme dhe Çështjet Evropiane e Republikës së Sllovenisë.

Ky panel do të jetë i hapur për median.

Nga ana tjetër, MEPJ ka publikuar edhe një agjendë zyrtare paraprake për këtë ngjarje.

26 gusht 2024

Pallati i Kongreseve

09:30  – Hapja e Konferencës së Ambasadorëve

SH.T.Z. Igli Hasani, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë

SH.T.Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

10:15 – 10:30 Pushim kafe.

10:30 – 11:15 Rrugëtimi dhe dinamikat e procesit të integrimit në BE

Folës kryesorë

Sh. T. Z. Igli Hasani, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme

Sh. S. Znj. Tanja Fajon, Zv.Kryeministre dhe Ministre për Punët e Jashtme dhe Çështjet Evropiane e Republikës së Sllovenisë

MEPJ

Ora 12:00 – Ministri Hasani do të presë në një takim dypalësh në MEPJ, Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon, e cila do të zhvillojë vizitë zyrtare në Tiranë.

Pas takimit, dy ministrat do të dalin në një deklaratë të përbashkët për mediat të cilën e gjeni live në FB e Ministrit Hasani dhe MEPJ.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore