Përballje

Tirana fiton në frymën e fundit ndaj Kastriotit, ndalet Vllaznia në Rrogozhinë


Tirana ka arritur të marrë fitore në frymën e fundit në udhëtim te Kastrioti me rezultat minimal 0:1.

Bardheblutë e trajnerit Orges Shehi rikthehen te suksesi pas humbjes në Shkodër me Vllazninë, teksa autori i golit ishte Dijar Nikqi në minutat shtesë të pjesës së dytë.

Vlen të ceket se ë dyja ekipet mbetën me 10 vetë pasi në të 80-tën, me Çelën që i vendosi duart në fyt Hasanin me sherrin që përfshiu të dyja kampet.

Çela dhe Aleksi dolën me të kuq me rezultatin që ndryshoi më pas në fund falë golit të Nikqit në minutën e 100-të.

Pas kësaj ndeshje, Tirana ruan kryesimin me 40 pikë ndërsa nga ana tjetër, Kastrioti mbetet në vendin e fundit me 21 pikë.

Në ndeshjen tjetër, Vllaznia ngec në një barazim pa gola në udhëtim ndaj Egnatias.

Pas triumfit me Tiranën, shkodranët nuk ia dolën të ruajnë vazhdimësinë dhe në Rrogozhinë nuk mundën të konkretizonin ndërsa vendasit patën gjithashtu mundësi për të fituar teksa Jackson u ndal nga shtylla.

Në fund, kuqeblutë duhet të kënaqen me një pikë teksa ruajnë vendin e tretë me 35 pikë ndërsa Egnatia mban vendin e katërt me 31 pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore