Shqipëria

Tirana, e 4-ta në renditjen e kryeqyteteve evropiane me ushqimin më të shijshëm


Në kohën e sezonit turistik, përveçse përzgjedhjes së një vendi të veçantë për t’u çlodhur, shpesh zgjedhim edhe vendin se ku mund të konsumojmë diçka të “shijshme”.

Për të gjithë të apasionuarit pas ushqimit, ju vjen në ndihmë një studim britanik i publikuar nga media online prestige.

Në të janë marrë parasysh kategori, si ushqimi vegjetarian, kafenetë, baret, fast-food, mesvaktet dhe çmimet etj.

Ajo çka bie në sy është kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, që renditet i katërti në dhjetëshen më të mirë të kryeqyteteve evropianë për nga cilësia e ushqimit.

Në vendin e parë, siç paraqitet dhe në ranglistën, qëndron Athina, e cila pasohet nga Beogradi dhe Sofia. Këto dy të fundit u cilësuan si destinacioni më i mirë për vegjetarianët.

Dhe, kjo nuk është e vetmja surprizë e gjetur në këtë studim, të publikuar.

Londra është e njohur për baret e koktejeve, ndërsa Parisi njihet për restorantet me ushqimin e veçantë dhe shumë të shijshëm.

Ilustrim

Kopenhageni, nga ana tjetër, për skenën e saj avangarde gastronomike.

Për të arritur në këtë përfundim u studiuan të paktën 2 milionë e 854 restorante me katër yje. Në këtë analizë u shqyrtuan edhe çmimet.

Në një kategori tjetër, studimi e ka konsideruar Shkupin në Maqedoninë e Veriut, si kryeqytetin ku ushqimi serviret në kohë rekord në Evropë.

Shkupi është gjithashtu qyteti ku një vakt restoranti është më i lirë, me një faturë mesatare prej 16.30 dollarë.

Tirana kryesoi listën e vendeve me ushqimin më të shijshëm dhe të lirë.

“Nëse dreka për ju ka më shumë rëndësi, dhe jeni në Ballkan, zgjasni vizitën tuaj në Tiranë. Shqipëria kryeson listën e kryeqyteteve evropiane për ofertat më të mira të një dreke të shijshme, me gatime tradicionale”, thuhet në studim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore