Pajisje

Tim Cook në një podcast me Dua Lipën tregon se kush do të mund ta zëvendësonte atë në pozitën e CEO


CEO i kompanisë Apple, Tim Cook, ka deklaruar se, megjithëse nuk ka në plan të tërhiqet nga posti i tij aktual, ka një vizion për një person që do ta zëvendësonte atë në të ardhmen.

Në një intervistë të fundit në një podcast me artisten Dua Lipa, Cook u pyet në lidhje me zëvendësimin e tij si “Shef Ekzekutiv i Apple”. Ai shprehu dëshirën që ky person i ri të vijë nga brenda kompanisë.

Dua Lipa Hungary on X: "📹 | The new episode of 'At Your Service' featuring Apple  CEO Tim Cook is out now — @DUALIPA and himself discuss running Apple, being  a gay

“Unë me të vërtetë dua që ai person të jetë brenda kompanisë Apple”, tha Cook, ndërsa kujtoi se ky është një proces që kërkon kohë dhe vlerësoi pyetjen e Dua Lipës për këtë temë të ndjeshme.

Në ndërkohë, Cook përmendi se ai vetë nuk mund të paramendonte jetën e tij pa rolin e tij në Apple dhe nuk ka ndonjë plan për të lënë postin e tij. Megjithatë, ai pranoi se kompania ka një plan të përgatitur në rast se ndodh diçka para se ai të jetë i gatshëm të dorëzojë detyrën e tij.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore