Aplikacione

Tilt Brush bëhet publik


Google ka kthyer në publik aplikacionin e realitetit virtual të qujatur Tilt Brush përmes së cilit mund të krijohen skulptura në hapësirë tredimensionale.

Sipas BBC, agjensi lajmesh, Google e ka bërë kodin e aplikacionit të disponueshëm për të gjithë publikun duke lejuar cilindo përdorues që ka njohuri rreth efekteve të realitetit virtual të hyj në aplikacion.

Një prej krijuesëve të Tilt Brush para se aplikacioni të blihej nga Google, Patrick Hackett, ka reaguar në platformën Twitter lidhur me kthimin e aplikacionit në publik duke thënë se “për disa mund të duket fundi i Tilt Brush-it. Për mua është pavdekshmëri”.

Aplikacioni tanimë në pronësi të Google-it, vihet në punë përmes setit të realitetit virtual i cili i ofron përdoruesëve krijimin e formave të tyre tredimensionale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore