Sport

Tifozët që do ndjekin e finalen e Ligës së Kampionëve duhet të kthehen brenda ditës në Angli


Stadiumi i Porto

Tifozët anglezë që marrin pjesë në finalen e Ligës së Kampionëve në Porto mes Manchester City dhe Chelsea do të duhet të fluturojnë brenda dhe jashtë vendit në ditën e ndeshjes, tha qeveria Portugeze.

Ata gjithashtu do të duhet të qëndrojnë në izolim gjatë kohës që ndodhen në qytetin e Portos.

UEFA njoftoi të enjten se gjashtë mijë tifozë nga secili klub do të jenë në gjendje të marrin pjesë në finalen e Ligës së Kampionëve më 29 maj.

Finalja u zhvendos nga Turqia për shkak të kufizimeve të koronavirusit.

Portugalia është në listën e vendeve të pa rrezikuara, kështu që lojtarët dhe tifozët mund të marrin pjesë pa pasur nevojë për karantinë gjatë kthimit në shtëpi.

Ndërsa, Turqia është në listën e vendeve më të rrezikuara me koronavirus.

Ministrja e çështjeve të kabinetit të Portugalisë, Mariana Vieira da Silva tha se ishin vendosur një sërë rregullash për ata tifozë që do marrin pjesë në finale.

“Ata që vijnë në finalen e Ligës së Kampionëve, do të vijnë dhe do të kthehen në të njëjtën ditë” tha ajo.

“Do të ketë dy zona të tifozëve dhe nga atje ata do të zhvendosen në stadium dhe nga stadiumi në aeroport, duke qenë në Portugali për më pak se 24 orë.

Ajo tha se kufizimet e vendosura ishin për të siguruar që normat e Covid-it të mbeten të ulëta në Portugali.

Manchester City njoftoi në faqen e tyre zyrtare se klubi do të “ofrojë mbështetësve të kualifikuar një ofertë për udhëtimin ditor nga Manchesteri në Porto”.

Finalja ishte planifikuar të mbahet në Stadiumin Olimpik “Ataturk” të Stambollit.

“Të heqësh mundësinë e tifozëve personalisht nuk ishte një opsion dhe unë jam i kënaqur që ky kompromis është gjetur,” tha presidenti i UEFA Aleksander Ceferin.

UEFA, zyrtarë të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe Shoqata e Futbollit u takuan për të biseduar në lidhje me Wembley që priti lojën por nuk mund të arrihej asnjë marrëveshje për përjashtimet e karantinës për sponsorët, VIP-të dhe transmetuesit.

“Pas një viti që tifozët duruan, nuk është e drejtë që ata mos të kenë shansin të shikojnë ekipet e tyre në ndeshjen më të madhe të sezonit.”

Dy skuadrat, Chelsea dhe Manchester City thonë se ata janë në duke diskutuar me UEFA-n dhe aktorë të tjerë të interesuar rreth biletave dhe rregullimeve të udhëtimit.

City thotë se ata do t’u ofrojnë tifozëve një ofertë ditore udhëtimi nga Manchester në Porto për këtë ndeshje.

Ceferin pranoi se vendimi i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për të vendosur Turqinë në listën e kuqe për udhëtime u bë me mirëbesim, por tha se ai gjithashtu la drejtuesit me “një sfidë të madhe”.

“Vështirësitë e lëvizjes së finales janë të mëdha dhe “FA” dhe autoritetet bënë të gjitha përpjekjet për të organizuar ndeshjen në Angli, dhe unë do të doja t’i falënderoja ata për punën e tyre në përpjekjen për ta realizuar atë”, shtoi ai.

“Federata Turke e Futbollit dhe autoritetet kanë qenë gjithmonë partnerë të besueshëm të UEFA-s dhe shpresoj të jem në Stamboll dhe Turqi për një finale të Ligës së Kampionëve dhe shumë ngjarjeve të tjera në të ardhmen e afërt”.

“Shpresoj se finalet do të jenë një simbol i shpresës në ringjalljen e Evropës nga një periudhë e vështirë dhe që tifozëve tu lejohet të mbështesin ekipet e tyre në stadium “, përfundoi Ceferin.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore