Sport

Tifozët e Marseille-s i lënë pa gjumë futbollistët e Tottenham-it


Tifozët e Marseille-s e kanë gjetur një mënyrë të mirë për ta ndihmuar skuadrën e tyre para ndeshjes jetike në Ligën e Kampionëve kundër Tottenham-it.

Skuadra e këtyre të fundit duket që ka mbetur pa gjumë në mbrëmjen e kaluar, kur francezët hodhën shumë fishekzjarre në afërsi të hotelit ku qëndroi skuadra londineze.

Në disa video që po qarkullojnë në rrjetet sociale, shihet qielli i ndriçuar në mes të natës nga tifozët e klubit francez, që njihen si shumë problematikë.

Kujtojmë që situata momentale në Grupin D të Ligës së Kampionëve është shumë e ndërlikuar.

Video ku mund të shihen pamjet nga afërsia e hotelit.

Përveç dy skuadrave të lartpërmendura, mundësi për kualifikim kanë edhe Sporting Lisbona dhe Eintracht Frankfurti.

Momentalisht Tottenham është e para me tetë pikë, nga shtatë kanë Sporting dhe Frankfurt, kurse Marseille ka gjashtë pikë.

Nga kjo renditje, mund të kuptohet që Marseille mund të vazhdojë tutje vetëm me një fitore përballë anglezëve.

Kujtojmë që ndeshja e parë në Londër kishte përfunduar me rezultat 2:0 në të mirë të Tottenham-it, ku golat i kishte shënuar braziliani, Richarlison, i cili nuk do të luajë në këtë ndeshje shkaku i dëmtimit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore