Sport

Tifozët e Cristiano Ronaldo-s reagojnë kundër fotografisë që u shfaq në ceremoninë e Topit të Artë


Tifozët e portugezit Cristiano Ronaldo kanë ngritur zërin kundër momentit mosrespektues që preki të preferuarin e tyre gjatë ceremonisë së Topit të Artë.

Ronaldo, pesë herë fitues i Topit të Artë, nuk ishte i pranishëm në ceremoni.

36-vjeçari përfundoi në vendin e gjashtë në votim, pas Messi-t, Leëandoëski-t, Jorginho-s, Benzema-s dhe Kante-s.

Gjatë ditës, Ronaldo e goditi drejtorin e France Football, Pascal Ferre, me një publikimin në Instagram ku e quajti atë gënjeshtar, pas komenteve të Ferre që synimi i tij i vetëm është të ketë më shumë Topa të Artë se Messi.

“Është e papranueshme që një person kaq i rëndësishëm për një trofe aq prestigjioz të gënjej kështu, në një mënyrë krejtësisht jorespektuese për dikë që gjithmonë e ka respektuar France Football-in”, shkruajti Ronaldo.

“Dhe”, vazhdoi portugezi, “ai gënjeu përsëri sot duke e lidhur mos prezencën time me një kuarantinë që nuk ekziston”.

Duket se Cristiano Ronaldo do të bënte gjithçka në vend se të shikonte ceremoninë të hënën.

Mirëpo, tifozët e tij e shikuan atë për të kuptuar se ku përfundoi ai.

Të shokuar, ata zbuluan që Cristiano Ronaldo ka përfunduar jashtë ‘top 5’ për herë të parë që nga viti 2010, në vendin e gjashtë.

Mirëpo, edhe pse nuk ishte i pranishëm në ceremoni, emri i tij gjeti disa minuta që të përmendet të hënën.

Pa ndonjë arsye, një imazh i tij në ballinën e Vanity Fair afër Didier Drogba-s u shfaq në ekranin e madh.

Për disa sekonda, kamera u fokusua te Messi, Lewandowski dhe Mbappe, që ishin në prag të shpërthenin së qeshuri.

Drogba që drejtoi emisionin, i habitur, pyeti se pse ajo foto u shfaq.

Askush nuk e di se a do të shfaqej kjo fotografi nëse Cristiano Ronaldo do të ishte i pranishëm në ceremoni, por reagimi i tifozëve të tiij ishte i ashpër.

https://twitter.com/mrlamar01/status/1465432131602104327

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore