Boterori 2022

Tifozët argjentinas kërcejnë nga ura mbi autobusin e lojtarëve, lëndohet njëri (VIDEO)


Mbi 4 milionë argjentinas kishin dalë në rrugët e kryeqytetit, Buenos Aires, për ta pritur kombëtaren e tyre pas triumfit në Kupën e Botës.

Pamjet janë vërtetë spektakolare nga lartë, me rrugët e mbushura me tifozët me ngjyra bardh e kaltër.

Derisa autobusi me futbollistët dhe stafin e kombëtares po shëtitej nëpër qytet duke përshëndetur turmën, kishte edhe prej atyre që donin të ishin së bashku nga afër me idhujt e tyre.

Disa prej tifozëve gjetën mënyra për të hipur në autobus, teksa nga urat kërcenin sipër tij. Njëri ia arriti qëllimin dhe përfundoi në autobus me lojtarët, por tjetrit i shkoi keq, teksa ra në tokë.

Pas këtyre rasteve, dhe vështirësive për të kaluar nëpër qytet, nuk kishte zgjidhje tjetër, përveç që turma të përshëndetej nga lart.

Pra, lojtarët më vonë u ndanë nëpër helikopterë të ndryshëm teksa fluturonin mbi qytetin e ‘përmbytur’ nga tifozët e veshur me fanellat e famshme bardheblu.

Këtë gjë nuk e mbështeti aspak kryetari i Federatës Argjentinase të Futbolli, Claudio Chiqui Tapia, i cili përmes një postimi në llogarinë e tij në Tëitter, shprehi keqardhje për vendimin e marrë dhe shpjegoi se cilat ishin arsyet e ndryshimit të planit.

“Nuk na lejojnë. I përshëndes të gjithë personat që ishin në Obelisk – shkruhet në postimin e shpërndarë në rrjetet sociale.

“Të njëjtët agjentët e sigurisë që na kanë shoqëruar deri tani nuk na lejojnë të vazhdojmë. Federata kërkon falje në emër të të gjithë lojtarëve kampionë të botës”, u shpreh i pari i Federatës Argjentinase të Futbollit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore