Aplikacione

Threads tani me aftësinë për të verifikuar profilin


Meta ka shfaqur mundësinë për të verifikuar profilin tuaj Threads në platformat si Mastodon, sipas një postimi nga kreu i Instagramit Adam Mosseri.

Për të qenë të qartë, kjo nuk është një mënyrë falas për të marrë një shenjë blu pranë emrit tuaj në Threads.

Instagram boss Adam Mosseri to relocate to London

Kjo veçori e re ju ndihmon të provoni në platforma të tjera një profil Threads të cilin zotëroni ju.

Ky funksion aktivizohet në vetëm pak minuta në profilin Mastodon, që do të thotë se një URL në llogarinë Threads tani ka një shenjë të gjelbër.

Mosseri njoftoi përditësimin si pjesë e disa veçorive të tjera të reja të publikuara të mërkurën. “Ne kemi krijuar gjithashtu mbështetjen e Threads për lidhjet rel=me për t’ju ndihmuar të verifikoni identitetin tuaj në platforma si Mastodon,” tha Mosseri. “Tani mund të shtoni lidhjen e profilit tuaj Threads në platformat e mbështetura për të verifikuar identitetin tuaj.”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore