Aplikacione

Threads tani edhe në shfletues


CEO i Instagramit, Adam Mosseri, ka njoftuar se kompania është duke punuar për të publikuar versionin web të platformës Threads, i cili ka qenë i shumëkërkuar nga përdoruesit.

Deri tani, Threads ka qenë i disponueshëm vetëm si aplikacion për telefona me sisteme operative iOS dhe Android.

Mirëpo, shefi i Instagramit njoftoi se stafi është duke punuar intensivisht për ta realizuar këtë dëshirë të përdoruesve dhe për të sjellë Threads në formën web.

Platforma Threads, e cila është e lidhur ngushtë me Instagramin, ka treguar një sukses të shkëlqyer që nga publikimi i saj, duke tërhequr një numër të madh përdoruesish brenda disa ditësh.

Ky është një indikator i qartë se ky produkt ka një bazë të fortë dhe nxit shpresat për një sukses të ngjashëm edhe për versionin web të tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore