Aplikacione

Threads mbledh dhjetëra miliona përdorues çdo ditë


Mark Zuckerberg, ka deklaruar se aplikacioni i tyre i ri, Threads, dhjetëra miliona njerëz e përdorin për çdo ditë.

Këtë lajm e ka ndarë ai në një postim në Threads. “Jam shumë optimist rreth rritjes së komunitetit në Threads. Të kemi 10 milionë njerëz që e përdorin këtë aplikacion çdo ditë,” u shpreh Zuckerberg në postimin e tij.

Threads pati një nisje të fuqishme, duke fituar rreth 100 milionë përdorues në ditët e para të publikimit.

Cómo registrarse en Threads, la nueva app de Meta que promete ser el  'asesino de Twitter'

Aplikacioni aktualisht është duke shqyrtuar shtimin e veçorive të reja për të përmirësuar përvojën e përdoruesve.

Megjithatë, akoma nuk ka funksionalitetin e bisedës me njerëz të tjerë.

Gjithashtu, është vërejtur se postimet që shfaqen në feed-in e përdoruesve nuk janë gjithmonë nga persona që ata i ndjekin, duke treguar se Threads po eksperimenton ende me UI të aplikacionit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore