Sport

Thirrjet për luftë me Kosovën të tifozëve serbë – ministri Çeku kërkon reagim ndërkombëtar


Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë, Hajrullah Çeku, ka kërkuar nga organizatat ndërkombëtare të dënojnë thirrjen dhe kërcënimet për luftë me Kosovën nga Stadiumi i ekipit serb të futbollit “Ylli i kuq”.

Në ndeshjen miqësore të këtij ekipi “grupi i tifozerisë “Delije” ka shfaqur një koreografi ku shihet një tank i madh me sfondin e flamurit serb dhe me shkrimin nën të “Kur të kthehet ushtria në Kosovë”.

Kjo është “mobilizim i tifozërisë për mesazhe lufte”, ka shkruar Çeku në llogarinë e tij në Facebook.

“Tregon qartazi për mendësinë e pandryshuar të Serbisë”, thotë ministri duke shtuar se “Serbia edhe një herë tregoi që nuk e kursen as sportin si platformë për promovimin e politikës së saj luftënxitëse”.

Prandaj, sipas Çekut, “kërcënimet me luftë nga stadiumi i futbollit duhet të kundërshtohen nga organizatat ndërkombëtare të futbollit, të cilat i ftojmë për marrjen e masave të duhura ndëshkuese”.

Hajrullah Ceku

“Këto veprimeve të Serbisë janë të papranueshme, andaj komuniteti ndërkombëtar nuk duhet të qëndrojë në heshtje”, përfundon thirrja e tij.

Kjo nuk është hera e parë që tifozeritë e ekipeve futbollistike të Serbisë përcjellin mesazhe të tilla lufte e dhune.

“Vrite vrite shqiptarin” dhe “vrite shqiptarin që kroati të mos ketë vëlla”, janë disa nga shprehjet që këndohen në korë kur ka ndeshje në Serbi.

Fuqia e këtyre grupeve të udhëhequra nga huliganë shkon shumë përtej tribunave të stadiumeve.

Edhe një artikull i gjatë në New York Times për presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, tregon në detaje fuqinë reale në skenën politike të Serbisë të këtyre grupeve.

Ato udhëhiqen nga banditë të lidhur me politikanë që shpesh diktojnë zhvillimet në Serbi.

Belivuk dhe Vuçiç: Raportimi i AP-së, shkrimi i The New York Times dhe propozimi i James Rubin

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore