Sport

Tevez-it i zgjat pesë muaj përvoja si trajner


Ish-sulmuesi i Argjentinës, Carlos Tevez, provoi edhe rolin e trajnerit, mirëpo vetëm për rreth pesë muaj.

Gjatë ditës së sotme (3 nëntor) Tevez dha dorëheqje nga posti i trajnerit të klubit argjentinas, Rosario Central.

“Kam ndërmend të bëj një hap prapa, nuk dua të jem pengesë për askënd”, tha ndër tjerash Tevez në konferencën e papritur për media.

Tevez, saktësisht e mori drejtimin e Rosario-s më 21 qershor të këtij viti. Ai ka drejtuar skuadrën në 24 ndeshje në të gjitha garat, prej të cilave ka marrë gjashtë fitore, 11 barazime dhe shtatë humbje.

Në sezonin që sapo përfundoi në kampionatin argjentinas, Rosario përfundoi në vendin e 20-të me 32 pikë të grumbulluara.

Kujtojmë që gjatë kohës sa ishte futbollist, Tevez ka luajtur për Manchester City-n, Manchester United-in dhe Juventus-in.

Ai numëron edhe 76 ndeshje me kombëtaren e Argjentinës, prej të cilave ka shënuar 13 gola.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore