Sport

Tevez fillon karrierën si trajner


Ish-sulmuesi i famshëm, Carlos Tevez, para pak ditësh mbylli karrierën e tij si futbollist, teksa për herë të fundit veshi fanellën e klubit të zemrës, Boca Juniors.

Megjithatë, argjentinasi nuk mund të ndahet nga bota e futbollit dhe tashmë ka nisur zyrtarisht aventurën si trajner.

Ish-sulmuesi i Manchester United është shndërruar në teknikun më të ri të klubit argjentinas, Rosario Central, klub që është pjesë e elitës së futbollit në Argjentinë.

38-vjeçari ka firmosur një kontratë 12-mujore, ndërsa në Argjentinë sezoni sapo ka nisur dhe Rosario e Tevez-it pas katër ndeshjeve të para ka grumbulluar vetëm katër pikë.

Ndërkohë, Kishte dyshime nëse ish-sulmuesit të Manchester Unitedit, Juventus-it e Manchester City-t i duhet kualifikim për t’u bërë trajner i Rosario-s.

Megjithatë ai tashmë edhe zyrtarisht është trajner i argjentinasve, i cili kërkon të përsërisë sukseset edhe në rolin e trajnerit, sikurse i pati si futbollist.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore