Lajme

Tesla përshkallëzon betejën ligjore me bankën “JPMorgan”


Tesla e ka përshkallëzuar betejën e saj ligjore ndaj Bankës së Investimeve “JPMorgan Chase” në një çështje gjyqësore, duke e akuzuar këtë të fundit për përdorimin e pushtetit të saj në përpjekje për të fituar nga aksionet e Tesla-s.

Kjo lëvizje në Gjykatën Federale të Manhattan-it erdhi si përgjigje ndaj një padie të ngritur në nëntor prej JPMorgan, banka më e madhe amerikane për nga aktiviteti.

Çështja është një marrëveshje e vitit 2014 që lejon “JPMorgan” të ketë garanci mbi aksionet e Tesla-s, gjë që i mundësoi asaj t’ia blinte aksionet me një çmim të rënë paraprakisht dakord, ose kur ka zbritje.

JPMorgan, i kryesuar nga Jamie Dimon, pretendonte se njoftimi në Twitter në 2018 nga Elon Musk, shefi ekzekutiv i Tesla-s, se po konsideronte ta merrte kompaninë, dhe vendimi pasues për të mos e bërë këtë, kishte kërkuar që banka të rregullonte çmimet e aksioneve.

Si rezultat, Dimon tha se Tesla i detyrohej bankës një shumë prej 162 milionë dollarësh në para ose në aksione, në momentin që garancitë skaduan në vitin 2021.

Në atë kohë, Tesla ishte përgjigjur se masa të tilla të marra nga JPMorgan ishin të panevojshme.

Në një kundërpadi të paraqitur kundër JPMorgan të hënën, juristë të Tesla-s thanë se rishikimet që banka u kishte bërë garancive ishin në shkelje të kontratës së tyre.

Ata i përshkruan rregullimet si një skemë klasike “kokë a pilë” i projektuar për të fituar një vlerë më të madhe se ç’ishte parashikuar.

Kundërpadia kërkoi që si ankesa e bankës dhe dëmet e paspecifikuara të hidheshin poshtë.

Një zëdhënës i JPMorgan tha se “nuk ka asnjë meritë në pretendimin e tyre. Kjo vjen në përmbushjen e detyrimeve kontraktuale”.

Në vitin 2018, kur Musk sugjeroi se kishte siguruar fonde për të marrë Teslën në mënyrë private, aksionet e prodhuesit të makinave elektrike po tregtoheshin me 420 dollarë secila.

Aksionet aktualisht tregtohen me rreth dyfishin e këtij çmimi.

Musk pagoi një gjobë prej 20 milionë dollarësh në vitin 2018, pasi Komisioni i Letrave me Vlerë, me postimet e tij private në Twitter, e akuzoi atë për mashtrim me letrat me vlerë.

Marrë nga “Financial Times”, përshtatur për Albanian Post!

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore