Lajme

Tesla do të tërheqë sërish mbi 120 mijë automjete në SHBA


Kompania e makinave elektrike në pronësi të miliarderit Elon Musk, Tesla, po tërheq 120 mijë e 423 automjete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tërheqja e makinave mësohet se vjen për shkak të rrezikut të zhbllokimit të dyerve të kabinës gjatë një aksidenti.

Kështu ka bërë me dije rregullatori i sigurisë rrugore të vendit, disa ditë pasi ka njoftuar një tjetër tërheqje nga prodhuesi i automjeteve elektrike.

Tesla sakaq ka lëshuar një përditësim të software-in në largësi për të adresuar këtë çështje, ka njoftuar Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada (NHTSA).

Tërheqja prek automjetet Model S dhe Model X 2021-2023, pasi njësitë nuk arrijnë të përmbushin disa standarde federale të sigurisë për mbrojtjen nga goditjet anësore.

Jo më larg se javën e kaluar, Tesla tërhoqi mbi dy milionë automjete në SHBA, tërheqja e saj më e madhe ndonjëherë, duke mbuluar pothuajse të gjitha automjetet e saj në rrugët e vendit.

Kompania ka thënë se tërheqja ishte bërë për të instaluar masa të reja mbrojtëse në sistemin e avancuar të ndihmës së shoferit Autopilot, pasi një rregullator federal përmendi shqetësimet e sigurisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore