Auto

Tesla do të sjellë karikim me dy drejtime për të gjitha modelet në vitin 2025


Të gjitha Teslat do të mbështesin karikim me dy drejtime në vitin 2025. Kjo u konfirmua nga zëvendëskryetari Drew Baglino.

Karikimi me dy drejtime është teknologjia që lejon një EV të dërgojë energji nga bateria e saj në vende të tjera – në shtëpi (Vehicle to Home ose V2H), në rrjet (Vehicle to Grid ose V2G), ose tek pajisjet elektrike (Vehicle to Load ose V2L).

Drew Baglino vazhdoi të thoshte se Tesla po punon për të ulur koston e energjisë në automjetet e saj elektrike dhe se qëllimi është të marrë më shumë për më pak.

CEO i Tesla, Elon Musk tha se jo shumë njerëz do të përdorin këtë funksion, sepse nëse e shkëputin makinën nga priza, shtëpia errësohet.

Ai mendon se teknologjia do të funksionojë nëse ka një paketë të dedikuar për ruajtjen e baterive në shtëpi, si Powerwall-i i vetë Teslës.

Tesla launches a new home charger that works with all electric cars |  Electrek

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore