Lajme

Tërmet në Kroaci


Një tërmet me magnitudë 3 ballë të shkallës Rihter ka goditur zonën e qytetit të Zarës në Kroaci mbrëmjen e së shtunës pak pas orës 20:00.

Forca e tërmetit ishte 3.0 e shkallës Rihter, dhe intensiteti në epiqendër ishte niveli IV i shkallës EMS.

“Sonte, më 5 gusht 2023, në orën 20:00 e 34 minuta, sizmografët e Shërbimit Sizmologjik të Republikës së Kroacisë kanë regjistruar një tërmet mesatar me epiqendër në det pranë ishullit Pasman”, njoftoi Shërbimi Sizmologjik Kroat.

Në aplikacionin EMSC, përdoruesit shkruanin se zhurma e goditjes ishte tejet e lartë dhe se dridhja ishte e fortë.

“U drodh mirë”, “E fortë, një zhurmë si bubullima, apo përplasja e topit”, “Si bombë”, kanë komentuar disa qytetarë.

Nga autoritetet kroate nuk është njoftuar për të lënduar.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore